• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FMN mbyll marrëveshjen 3 vjeçare me Shqipërinë: Ecni me reformën në drejtësi

by Java News
01/03/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbylli marrëveshjen tre vjeçare me Shqipërinë, dhe për Bordin e drejtorëve kjo mund të cilësohet si një arritje shumë e mirë për Shqipërinë.

“Programi u arrit me sukses duke e vendosur Shqipërinë në rrugën e përmirësimit të financave publike. Falë përpjekjeve të autoriteteve shqiptarë, ne mundëm të mbështesim reformat që janë kritike për rritjen. Programi forcoi kuadrin ligjor, reduktoi dobësinë e ekonomisë, dhe ndihmoi në ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike, pavarësisht faktorëve të jashtëm”, ka thënë Anita Tuladhar, kreu i FMN-së për Shqipërinë.

Por megjithatë FMN shprehet se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar rritjen dhe qëndrueshmërinë e saj ekonomike. Për këtë, institucioni financiar ndërkombëtar kërkon ecjen para me reformën në drejtësi, të mbështetur nga BE, si dhe reformat e tjera të lidhura me të, “për të trajtuar shqetësimet e qeverisjes dhe një sistem joefikas të drejtësisë”.

Sipas deklaratës së publikuar nga vetë FMN, duhet të vijojnë përpjekjet për të ulur borxhin publik dhe nevojat e huamarrjes. Gjithashtu kërkohet reforma e taksës së pronës dhe reduktimi i përjashtimit nga taksat.

“Shqipëria duhet të bëjë menaxhimin publik financiar më efiçent dhe të modernizojë administratën tatimore”, thuhet më tej. Mbyllja e marrëveshjes nuk nënkupton se FMN do të largohet nga Shqipëria, as gjatë periudhës së zgjedhjeve.

“Që do të thotë që ne do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me FMN ashtu siç kemi punuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, gjatë zgjedhore, post zgjedhore deri në fund të vitit për të marrë një vendimn të ri që është tagër i qeverisë Rama 2 për të pasur një program të ri dhe çfarë programi do të jetë ai”, është shprehur dy ditë më parë ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ndërsa përfaqësuesi i përherhshëm i Fondit për Shqipërinë, Jens Reinke në një intervistë për Top Channel i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament për reformat.

ma.me

Next Post
Kanabis dhe heroinë në burgun e Durrësit, nisin hetimet për identifikimin e autorëve

Kanabis dhe heroinë në burgun e Durrësit, nisin hetimet për identifikimin e autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In