Turistët maqedonas kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.
Për këtë arsye në pikën kufitare të Qafë Thanës, ditën e djeshme u krijuan radhë të gjata automjetesh.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë ) është krijuar radhë për shkak se këto ditë, ka pasur fluks turistësh e vizitorësh maqedonas, të cilët erdhën në Shqipëri dhe tani kthehen drejt Maqedonisë”, thuhet në një njoftim të Policisë Kufitare.
Policia kufitare bëri të ditur se punoi me sportele të shtuara dhe proçedurë të përshpejtuar për këta shtetas. /b.d