• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrjet të ri ujësjellësi për Njësinë 2, Veliaj: Çdo qindarkë nga faturat shkojnë për investime

by A R
02/05/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës njofton se furnizimi me ujë të pijshëm për rreth 300 mijë banorë të kryeqytetit po merr zgjidhje. Pas zëvendësimit të linjës kryesore të ujësjellësit në zonën e pedonales, pranë Parlamentit deri te rruga “Todi Shkurti”, Bashkia e Tiranës ka nisur pjesën e dytë të investimit për zëvendësimin e linjës kryesore që lidh këtë rrjet me tubacionin kryesor që kalon në rrugët “Ali Visha” dhe “Mihal Grameno”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektoi fillimin e punimeve dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për përmirësimin e furnizimit me ujë të kryeqytetit.

 “Është një nga linjat kryesore që furnizon me ujë gjithë Tiranën. Është një investim i cili bëhet për të zëvendësuar tubacione që Tirana i ka pasur që nga viti 1958, kur këtu jetonin më pak se 100 mijë banorë, ndërkohë që sot ka 10-fishin e popullsisë. Kuptohet lehtë se këto tubacionet nuk ia dalin të furnizojnë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, le pastaj të ofrojë shërbime”, tha Veliaj.

Veliaj siguroi qytetarët se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga faturat e ujit të pijshëm shkojnë për më shumë investime në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. “Çdo qindarkë që paguhet për Ujësjellësin e Tiranës shkon për investime. Do të vijojmë me këtë investim gjatë gjithë verës pa ndërprerje, pavarësisht se ka zgjedhje, pavarësisht se ka pushime, pavarësisht temperaturave të larta, sepse gjykojmë se është shumë e rëndësishme që këtë projekt strategjik, i cili furnizon 300 mijë qytetarë të Tiranës me ujë, dy herë më shumë se sa ai që kishim, është i një rëndësie të veçantë”, u shpreh ai. /b.d

Next Post
Basha: Rama po emëron Metën President, në fillim e donte në burg

Basha: Rama bleu Metën 35 mln dollarë dhe e çoi president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

August 18, 2026
Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

August 18, 2026
Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

August 18, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

August 18, 2026
Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

Humbin jetën në aksident drejtoresha e gjigantit të modës “Dior” dhe partneri i saj producent i njohur filmash në Francë!

August 18, 2026
Tërmeti katastrofik me 289 viktima në Kolumbi, kostoja e dëmeve shkon në mbi 9,5 miliardë dollarë!

Tërmeti katastrofik me 289 viktima në Kolumbi, kostoja e dëmeve shkon në mbi 9,5 miliardë dollarë!

August 18, 2026
Ministri Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në hapësirat publike! Ja si funksionon

Ministri Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në hapësirat publike! Ja si funksionon

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com