• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A mund t’i bëhet gjyq parasë?

by S T
28/11/2026 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shkrimi i një vepre korale në letërsi, siç është romani, përballet me një vështirësi organike që lidhet me strukturën e librit dhe pastaj plazmimin e idesë. Ata që e shkruajnë rregullisht letërsinë i besojnë shqisës së shkrimtarisë dhe sintezës nga përfytyrimi i të përgjithshmes. Ndërsa një pjesë fare e thukët që kanë formim shkencor shoqërohen me një pengesë të madhe, e cila rrjedh nga kufizimet që u dikton formimi i tyre. Ca më shumë, në rast se flitet për një nocion abstrakt si paraja, vështirësia rritet edhe më tej, sepse vetë financat janë abstrakte, disa herë t’lidhura me leksik të vështirë dhe brenda të gjithës kemi një lloj mekanike ekonomike. Aty parakalon përfytyrimi mbi dinamikën e tregut, ligjet bazë të ofertës dhe kërkesës, formimi i çmimeve, qarkullimi i parasë dhe deri te balancimi automatik i tregut pa ndërhyrjen e jashtme. Dikush që nuk e ka këtë formim, nëse do t’i drejtohej parasë, me gjasë do ta trajtonte në formë shumë të huaj, ndërkohë që studiuesi i ekonomisë dhe pedagogu Adrian Civici, përshkoi qetësisht një udhë tjetër. Romani i tij me emrin “Gjyqi i parasë”, botuar dhe redaktuar cilësisht nga ekipi i Mediaprint, arriti t’ia dalë mbi esenë dhe t’i kërkojë ndihmë letërsisë që abstraksionin ekonomiko-kulturor ta përcjelli me kanone letrare. Duket që është e konceptuar fillimisht si ese dhe për shkruesin e këtyre rreshtave do të duhej mbase të mbetej e tillë, pasi ka intensitet të madh mendimi, përsiatje dhe elementë që njeriu do t’i përthithë brenda kanoneve të esesë. Veçse, mendimi i autorit duket se ka dashur ta zbusë dhe ta lehtësojë lexuesin e shekullit XXI. Sprovat e tjera mbase duhet të jenë të një zhanri letrar të përzier me peshë esenë, sepse sot i mungon publikut ky lloj mendimi dhe mbi të gjitha abstragimet, mendimet dhe simbolikat nga ekonomia me vetë abstraktin para. Befas, esse-ja e tij i është dorëzuar letërsisë. Sprova është e vështirë, por mendoj që autori e ka mbajtur kadencën brenda rregullave të letërsisë dhe në kompozicionin e tij përballemi me dy plane rrëfimi, ai që lidhet me Mateon, si personazh kryesor dhe që përfshin brenda edhe një nënplan me përsiatjen eseistike-filozofike të autorit për paranë dhe planin e dytë, atë gati surreal që lidhet me Gjyqin e Parasë. Kjo qasje është edhe ajo që ruan ritmin e autorit, brenda kompozicionit. Në Gjyqin e Parasë personazhet janë të paidentifikueshëm dhe të sjellin ndërmend deridiku konceptin e Providencës që është futur si element në një nga ekranizimet e para franceze të Don Zhuanit. Personazhet e autorit që ndihmojnë dinamikën e librit, janë dy qendrorë, Mateo dhe Erina, që duket se shpesh bëjnë me njëri-tjetrin rolet e Faustit dhe Mefistofelin, kurse të tjerët thjeshtë ndihmës që të kuptojmë me një lloj rikthimi pas Mateon, duke e shndërruar si boshtin. Me një sens mase të mirë, autori e mban ritmin e romanit me anë të numrave, kur në libër paraqitet minutazhi i kredisë dhe luhatjet e ndryshme që lidhen me paranë. Trokitja në formë pulsimi e numrave në ekran të kërkon vëmendje.

E, sërish, nëse do e linte kështu librin e tij do të ishte shumë grihnajë, ndaj autori për të lehtësuar vëmendjen e lexuesit dhe mbase dhe për t’i argëtuar bashkë me veten(shenjë që e menaxhon subjektin) i shkëputet jo pak herë përballjeve të ashpra me një kategori si paraja dhe bën përshkrime, si për ta na treguar se është familjar me letërsinë. Ndërkohë që mendime të ndryshme, shprehur sistematikisht për bashkëkohësinë në qytetin tonë, na e sjellin romanin dhe e shndërrojnë gati në një histori të Shqipërisë dhe veçanërisht kryeqytetit, të parë nga personazhi i tij, njeri i financave dhe në funksion të parasë. Vertikaliteti i qytetit me kullat shkon me këtë përsiatje disi cinike dhe përball paranë që ka pushtet të epërm, një lloj shemrie që njeriu duket se i bëri dikur vetes me sfidën e Babelit.

Autori ka lënë një rrjedhë për respektin e ndaj intelektualit, njeriut dhe idealistit. Tek e fundit, është ai, si personazhi i tij, i cili mendon ta dënojë paranë.  “Intelektuali i pavarur u bë thjesht një bezdi për partitë, ndërsa deputeti i bindur falte qetësi, nuk prishte punë. Partitë nuk kërkonin më mendim, por njerëz që vetëm dëgjonin…”.

Ndërkohë që rrjeti i personazheve dhe tensioni maturohet, duket se ndenja e pezulit (suspansës) duhej të administrohej edhe  pak më mirë, në mënyrë që vëmendja të ishte më e adresuar. Autori megjithatë i ndërgjegjshëm për peshën e romanit, i vendos personazhet dhe situata e tij në shumë aspekte,  si dasma por edhe në vende të ndryshme për të dhënë sa më të plotë peizazhin social përballë dhe si funksion i parasë. Autori është i kujdesshëm që ta përshkoj lehtë fillimin (ekspozicioni), pastaj ngjitjen e kureshtjes për pikën e kthesës dhe me kujdes shkon te klimaksi i tij, i cili mbase mund të zgjidhej pak më ashpër, derisa e përçon tek zgjidhja. Kapitujt janë menduar të jenë të shkurtër dhe intermexot e maturuara që futen me gjyqin e parasë e bëjnë romanin ta kalosh lehtësisht nga gjendja në gjendje për të mbajtur vetë një pezull. Për të cilin autori e bën instinktivisht, por mbase edhe e ka si qëllim. Në fakt, është një handikap instiktiv që i ndodh autorit, sepse lexuesi i tij tërhiqet më shumë me mendimet e tij që duhen vlerësuar për sinteza vërtetë të thella. Ato jo vetëm të grishin por të kërkojnë të përfshihesh me të. Por, vjen “kthjellimi”. Këtë e bën Gjyqi, i cili mban peshën e romanit, e disa herë bëhet gati sublim: ”Paraja ishte përkulur mbi fronin e saj pa formë. Shkëlqimi i dikurshëm dukej i venitur. Nuk ngjante më  me një perëndeshë fitimtare, por me një hyjni të lashtë që, pas një kohe pafundme adhurimi, kishte dëgjuar më në fund një të vërtete që nuk mund ta blinte”.

Nëse do të hiqen disa elementë identifikues, si lokacioni i Tiranës dhe peizazhi i saj, romani mund të përfshinte çdo metropol tjetër, por autorit i intereson qyteti i tij dhe në një formë edhe mesazhi i tij për shkatërrimin dhe metamorfozën. Shkaktari është aty, pa gjini, pa shprehje pa formë: “Paraja nuk ka erë”. Mbase vërtetë nuk ka erë për ata që e numërojnë, por për ata që jetojnë nën peshën e saj, ajo lë gjithmonë një aromë. I ngjan asaj që lëshojnë disa kafshë dhe të kapin në grackën e tyre, mu në atë shfaqje që pavetëdija dorëzohet e bindur. E këtë rast autori në materien e tij të studiuesit i kushtohet qenieve humane dhe madje në një fushë tejet të spikatur, siç është socio-ekonomia në vetvete dhe që i ka kushtuar vitet e mëdha të punës në historinë e ekonomisë, ku modelet klasike e shohin ekonominë si një sistem mekanik (ngjashëm me fizikën), ku çdo veprim sjell një reagim të parashikueshëm. Dhe, një njeri i shkencës, e përshtat deri në qasjen reale, duke treguar metamorfozën e njeriut sot: “Njeriu nuk thyhet menjëherë. Nis me një kompromis të vogël. Një heshtje. Një justifikim,  pastaj një tjetër…dhe një tjetër…derisa një ditë nuk jeton më sipas vetes, por sipas gravitetit të sistemit”.

Historitë e parave, zakonisht në letërsi, shpesh mbështeten në trope si të sfilitura: Njerëzit e parave janë të panginjur, zemërftohtë apo në forma patetike, një fisnik i varfër që po vuan. Autori ynë e braktis këtë udhë dhe shkon në nuanca psikologjike dhe, madje në këtë grihnajë të padukshme të parasë bën një nëpunës që ka përmasa humane. “Dikur njerëzit plakeshin duke folur për fatin, për Zotin, për dashurinë. Ndërsa sot, duke parë interesat e kredive dhe çmimet e apartamenteve”. Autori nuk e bën paranë  “rrënjën e të gjitha të këqijave” por një perëndi që ka pamjen e Janusit, që arrin të çlirojë por edhe korruptojë, apo të zgjidhë një problem dhe të hapë një tjetër. Njeriu që përballet me të, shpesh mund të mbetet si ai “Aktori më tragjik që është gjithmonë ai që vazhdon ta luajë rolin me ndershmëri”, thotë diku.

Fare normal vjen momenti i fundit dhe Verdikti i Gjykatës që kumton një realitet të hidhur, sipas të cilit nuk po gjykohet Paraja, por marrëdhënia jonë me të. Dhe, tek paraja, ai bën një sintezë për kohën ku jetojmë, dorëzimin e intelektualit, makthin për fitimin: “Fajtore është padituria, është heshtja, turpi nga mungesa, lakmia e lindur nga frika”. Këtu lexuesi duhet të ndalet dhe të kthejë sytë nga leximi i tij.

Autori ka bërë jo thjesht një punë të mirë, por sfiduese sa i përket artit të letërsisë dhe kjo e bën që të marrë vlerësime por mbi të gjitha të mbetet. A nuk është kjo vallë, dëshira e një njeriu që shkruan?

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manaj “shkund” Sivasspor-in, klubi u kalon një pjesë të pagave lojtarëve

Manaj “shkund” Sivasspor-in, klubi u kalon një pjesë të pagave lojtarëve

November 28, 2026
Civici: Paketa e tretë duhet përcaktuar qartë, për ta rikthyer biznesin aty ku ishte, apo…

A mund t’i bëhet gjyq parasë?

November 28, 2026
Mbahet Dhoksologjia e Flamurit, Kryepiskopi Joan: S’jemi pronarë të këtij vendi, një ditë do japim llogari

Mbahet Dhoksologjia e Flamurit, Kryepiskopi Joan: S’jemi pronarë të këtij vendi, një ditë do japim llogari

November 28, 2026
‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

November 28, 2026
Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

November 28, 2026
FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

November 28, 2026
Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

November 28, 2026
Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

November 28, 2026
PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In