• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluks i lartë në pikat kufitare/ Policia: Brenda 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë hyrë 90 mijë persona

by
13/08/2022 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikat kufitare të vendit ka pasur një fluks të lartë hyrjesh. Sipasshifrave të publikuara së fundmi nga policia, në të gjitha pikat kufitare në vend, kanë hyrë në total rreth 90 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Po ashtu rreth 23 400 automjete kanë hyrë në tokën shqiptare, duke bërë që policia rrugore të shtojë kontrollet për parandalimin e aksidenteve.

Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit

Masa të shtuara për përballimin e fluksit të lartë në hyrje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

Në Kakavije dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Po në këtë kuadër, drejtuesit e Policisë Kufitare kanë marrë kontakt me homologët e tyre në doganën greke, për të shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavije dhe në Kapshticë.

Fluks ka patur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar.

Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12 500 shtetas dhe 2 400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41 000 shtetas dhe 14 000 automjete.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë rreth 70 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21 000 automjete. Gjatë procedurave në dalje nuk janë krijuar radhë dhe nuk është evidentuar asnjë problem.

Masa janë marrë edhe në akset nacionale, me qëllim shmangien e aksidenteve. Në të gjitha akset rrugore nacionale, Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje, si dhe në mjete logjistike, radarë automatikë dhe makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit, kryesisht për shpejtësinë, parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, drejtues mjetesh dhe këmbësorë, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/e.d

Next Post
Për “patriotin” Sali Berisha: Disa fakte nga 1990 e tutje

"Autogoli" i Berishës: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm nga qeveria ( po furnizimi kontrabandë i Milosheviçit, me leje të tij bëhej?)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

January 28, 2026
Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

January 28, 2026
Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

January 28, 2026
Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

January 28, 2026
Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

January 28, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

January 28, 2026
28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

January 28, 2026
Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

January 28, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In