• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flota naziste e Detit të Zi “del” në Danub

by A R
08/08/2026 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thatësira e pazakontë që ka përfshirë Evropën këtë verë ka ulur ndjeshëm nivelin e lumit Danub, duke nxjerrë në sipërfaqe një pjesë të historisë së errët të Luftës së Dytë Botërore.

Në Serbi, pranë portit të Prahovës, dhjetëra anije luftarake naziste, të fundosura rrreth 80 vite më parë, janë bërë të dukshme nga brigjet e lumit.

Bëhet fjalë për anije të flotës gjermane të Detit të Zi, të cilat u fundosën qëllimisht në shtator të vitit 1944, kur forcat sovjetike po avanconin drejt Ballkanit.

Historianët vlerësojnë se deri në 200 anije gjermane u fundosën në grykën e Danubit, pranë Prahovës, në përpjekje për të pengguar përparimin e Ushtrisë së Kuqe. Sot, të paktën 20 prej këtyre mbetjeve janë të dukshme me sy të lirë.

Një trup i ndryshkur anijeje dhe një direk i thyer, ku dikur valëvitej flamuriri nazist, kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit.

Disa prej anijeve dyshohet se mbajnë ende armë dhe eksplozivë, çka ka bërë që pjesa më e madhe e tyre të mbetet e paprekur për dekada.

Autoritetet serbe, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemin e këtyre mbetjeve në lumë.

Disa prej tyre u hoqën gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, por shumica kanë mbetur për shkak të rrezikut që paraqesin nga municionet e pashpërthyera që gjenden ende në to.

Por rënia rekord e nivelit të Danubit nuk është vetëm një çështje historike. Ajo po krijon një krizë të re për vendet përgjatë lumit, veçanërisht për sektorin energjetik.

Në Rumani, autoritetet kanë nisur ndërtimin e një dige të përkohshme për të devijuar ujin drejt centralit bërthamor të Cernavodës, i cili përdor ujin e Danubit për sistemin e ftohjes.

Njëri prej dy reaktorëve të centralit u mbyll disa ditë më pare për shkak të rënies së nivelit të ujit.

Ndërkohë, në Hungari, situata pranë centralit bërthamor të Paksit është bërë kritike. Tre nga katër reaktorët e tij janë fikur, duke e lënë impiantin me pak më shumë se 10% të kapacitetit të zakonshëm.

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se vendi ishte vetëm pak milimetra larg mbylljes së plotë të centralit, përpara se niveli i ujit të ndalonte rënien dhe të rritej me rreth 1.5 centimetra.

Në Rumani, autoritetet po ndërhyjnë me masa emergjente. Inxhinierët planifikojnë të vendosin katër maune të mbushura me gurë në një degë të Danubit për të drejtuar më shumë ujë drejt centralit të Cernavodës.

Ndërkohë, marina rumune ka shpërthyer një dalje shkëmbore për të lehtësuar qarkullimin e ujit.

Ministri serb i Bujqësisë, Dragan Glamoçiç, paralajmëroi se parashikimet nuk janë optimiste dhe se niveli i Danubit pritet të vazhdojë të ulet gjatë muajve të ardhshëm.

“Fatkeqësisht, parashikimet nuk janë premtuese. Ne po hyjmë në periudhën kur Danubi pritet të tërhiqet edhe më tej gjatë dy deri në tre muajve të ardhshëm. Kur kjo vepër u projektua, ajo ishte ndërtuar për të funksionuar deri në një nivel uji minus 100, por në këto kushte makineritë nuk mund të punojnë më. Do të bëjmë gjithçka për të thelluar kanalin dhe për të sjellë më shumë ujë, por në këto nivele është thjesht e pamundur që stacioni të funksionojë”, tha Glamoçiç.

Qeveritë e Hungarisë dhe Rumanisë u kanë kërkuar qytetarëve dhe bizneseve të kufizojnë përdorimin e energjisë, ndërsa më shumë se 300 kompani kanë reduktuar vullnetarisht konsumin për të lehtësuar presionin mbi rrjetet kombëtare.

Ndërsa temperaturat e larta vijojnë, Danubi zbulon një të kaluar të harruar, por njëkohësisht po paralajmëron për një sfidë të re të Evropës: mungesën e ujit dhe pasojat e saj mbi energjinë, ekonominë dhe sigurinë.

Next Post
Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi -

Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com