• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Floriana Garo rrëfehet pas ikjes: Jeta ime me Enisin, punoj në zyrat e tij

by Java News
01/10/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet të jetë menduar ca për të marrë sërish vendimin e një jete të re. E pikërisht këtu duket se qëndron forca e Floriana Garos, tek grinta dhe përgjegjësia për t’ia nisur sërish, gjithnjë në kërkim të më së mirës. Forca e saj gjithashtu qëndron tek bukuria, e në fakt e pranojmë se kjo bukuri shqiptare do t’i mungojë ekranit. Po si është jeta e re e Florianës? A ja vlejti të braktiste jetën e suksesshme për dashurinë? Në një rrëfim për sinqertë për programin “Lart e poshtë” që drejtohet nga Eraldo Rexho çdo të premte në TVSH, Garo kë treguar gjithçka në detaje.

 “Kam ikur me keqardhje për emisioin që po e lija dhe atë “beben” time që po e krijoja me aq dashuri. E kam ndjekur emisionin e ri, mban të njëjtin emër por nuk më është dukur i njëjti emision. Nuk është e thjeshtë, mua më është dashur t’ia nis shpeshherë nga e para. Në fillim ika nga Durrësi në North Dakota, nga North Dakota në New York, nga New York në Tiranë e kështu me radhë, por unë kam një aftësi për t’u përshtatur dhe këtë do t’ja sugjeroja çdokujt që do të ndjekë zemrën. Karriera është e rëndësishme por dashuria pak më shumë”, ka thënë ajo.

Më tej Floriana tregon se si kanë qenë fillimet e të dyve e si është marrëdhënia e tyre sot, që jetojnë bashkë në një shtëpi të ngrohtë.

“Fillimet tona kanë qenë në Portofino në Itali, por pjesën tjetër do doja ta mbaja shumë private pasi është mes nesh, romatike dhe shumë bukur. Ajo që nuk më pëlqen është që Enisi punon shumë, kur jemi takuar kemi qenë pushim edhe të dedikuar 100 % tek njëri-tjetri, kurse tani më duhet përshtatem pak me faktin që jam pak më në hije derisa ta rimarrë veten edhe në aspketin e karrierës. Nuk e kam atë vëmendjen 100 % tani. Shtëpia jonë është diçka e ngrohtë, e këndshme dhe shumë e rehatshme për ne të dy dhe për familjen që do të krijojmë. është një shtëpi e momentit dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat më pas megjithatë ndihemi shumë të lumtur aty”.

Po si është dita e Florianës në shtetin e huaj, në qytetin e ri? A është ajo amvisë e mirë?

“Jo nuk jam e tillë. Do doja të isha por nuk më pëlqen të gatuaj, ka shumë gra që e shijojnë por unë nuk jam një ndër to. Më pëlqen rregulli dhe pastërtia dhe me diçka ndihmoj në shtëpi. Por dita ime është aktive. Unë sapo kam shkuar, kam vendosur të hyj në kurs frengjishteje. Gjenevozet flasin edhe anglisht, por unë doja t’i kuptoja 100% dhe jam kthyer në një lloj studenteje. Shkoj dhe punoj tek zyra e Enisit. Tani po e ndihmojë në zyrat e departamentit dhe PR t’i bëjë një marketing më të mirë zyrës së tij. Unë jam pak më vete jo tamam tek zyrat e tij. Ai e ka të ndarë pjesën e zyrës së avokatisë por ka krijuar edhe një “biznes center” dhe unë punoj pikërisht në këtë zyrë. Nuk e kam shef tamam por më jep mundësinë për ta takuar qoftë edhe për një kafe të shpejtë”.

Ndërkohe me sa kuptojmë nga fjalët e Florianës, një dasmë e një bebe nuk do të vonojnë…

“Unë i bëj gjërat siç i ndjej pa planifikime. Marrëdhëien time kam dashur ta ruaj për më tepër kur nuk ishte e zyrtarizuar edhe pse e konsoliduar. është mirë që kur ndan diçka me ndjekësit e tu të jetë diçka e pjekur dhe e mirëmenduar. Martesa do të jetë diçka spontane. Ai ka dëshirë një ceremoni edhe unë po ashtu. Nuk dua diçka shumë publike. Kam parë që martesat e personazheve janë bërë shumë publike. E kam dëgjuar shumë shpesh lajmin e shtatazënisë. Kjo tregon që nuk po kujdesem shumë për trupin tim por kam patur aq shumë gjëra për të bërë sa duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit. Eshtë në planet e mia dhe do ta ndaj kur të jem gati. Nuk dua një fëmijë dua dy ose tre, por kjo do të jetë në varësi të fatit, Zotit, edhe dëshirës sonë. Do doja një familje të shëndetshme, ashtu siç e kam patur dhe e kam.” /Revista Who/

 

Next Post
Dashuria virtuale, ja 58 sendet me vlerë që drejtori i bleu Enertilës

Dashuria virtuale, ja 58 sendet me vlerë që drejtori i bleu Enertilës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com