• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Florian Binaj, një Zelenski apo një Çiljetë?

by Ylli Pata
08/10/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Natyrisht që dalja e Flor Binajt si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës, nuk ngjan fare me mënyrën sesi presidenti i sotëm i Ukrainës Volodomir Zelensky, një komedian me një vizion politik u imponua dhe u zgjodh president i vendit të tij me përkrahjen më të madhe që kishte ndodhur në atë vend gati 70 përqind. 

Por këto ditë, ky model është diskutuar në opinion si një template padyshim modest për vendin tonë. Shkurt e qartë, është konsideruar si një implantim i një modeli të komedianit që i hyn politikës për të ndërtuar të kundërtën e asaj që ka tallur, apo arsyes përse e ka tallur. 

Sot nuk është aspak çudi që njerëzit e famshëm të hyjnë në politikë, pasi edhe politikanët po imitojnë komedianët, sa nuk përtojnë të dalin në video live me kastraveça, shalqinj e costume cirku. Por që nuk është një risi. Bota ka pasur disa raste ardhjesh nga bota e spektaklit, edhe atëherë kur të bëjë politike ishe i ngrirë në kostumin e kollarisur. Ronald Regan erdhi nga Hollywvood-I, Schëwrzenegger po ashtu, pore dhe Berlusconi apo Donald Trump janë ardhje nga bota e spektaklit. 

Jo më sot, që drejtuesit e zyrave politike janë përkatësisht ikona televizive apo influencera podkastesh. 

Por edhe tek ne nuk është gjë e re implantimi i artistëve në politikë. Njërin e kemi në mandatin e katërt të tij si kryeministër, e po mundohem të gjithë që të krijojnë modelin antagonist për ta mundur, duke eksperimentuar në të gjitha rrugët e mundshme. 

Por pa ardhur në modelin “Rama” i cili erdhi si një artist i angazhuar fort në politikën civike he publistike, kemi pasur raste ku yjet e ekranit u transplantuan në Parlament dhe më gjerë, apo në tribunat politike. Kjo nisi që në 1991-shin apo 1992 ku si PS ashtu edhe PD kishin skaletën e vipave të skenës dhe ekranit që i nxirrnin në dritat e tribunave. 

Kadri Roshi,Violeta Manushi, Reshat Arbana, Luftar Paja, Fadil Kujovca ishin socialistët yje që shkrinë akullin e ngrirë nga frigoriferi obodin i Partisë Punës. Demokratët kishin të tyret: Që nga Tinka Kurti, Dhimitër Anagnosti, Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Edmond Budina e të tjerë e të tjerë. 

Ishte një ndarje interesante llogoresh, pore dhe pse skena ishte mjaft e polarizuar askush nuk i mallkoj artistët që ishin VIP-a me të vërtetë. Njerëzit nuk i shanë dhe i deshën edhe pse ishin në llogoren kundërshtare, sikur ishin më altruistë shqiptarët atëherë. 

Pastaj kaluan vitet dhe erdhi pushteti i ri. Ndarja u pa më shumë në të ashtuquajturën vizion 2000 apo zgjedhjet e 1996 që për opozitën shqiptaret të asaj kohe ishin një tmerr. Në fushatën e pompuar nga pushteti dhe paguar nga firmat piramidale u rreshtuan ajka e artistëve më të mirë shqiptarë që dhanë koncerte e kënaqën njerëzit nëpër stadiume e sheshe. Ku në krye qëndront Artit Gjebreja e të tjerë diva të artit. Edhe pse pak të mërzitur të gjithë u kënaqën nga spektakli i paguar me paratë e qytetarëve që i kishin futur në firma e askush nuk pati gjë me artistët. Ngaqë i konsideronin pjesë të shpirtit të të gjithëve. Erdhi 1997 e tmerrshme dhe ishin artistët që me magjinë e tyre zbutën plagët që hapi politika. Arditi dhe divat e tjerë vijuan të jenë të pëlqyerit e njerëzve përtej llohoreve politike, ku lufta bëhej e egër. 

Moda e daljes me artistë nuk u nda asnjëherë; Rama dilte me djemtë e West Side Family, Sali Berisha me Çiljetën bukuroshe. Ishte krejt normale, siç edhe artistët mund të rresthoheshin në bazë të qejfit, shoqërisë apo edhe interesit. Ermal Mamaqi kompozoi një këngë të hidhur shumë kundër Edi Ramës, kur mbështeti të ndjerin Sokol Olldashi. Një këngë që opozita nuk diti ta shfrytëzojë pasi metafora ishte drithëruese: “Ma kthe qytetin tim”. 

Por, pas ca vitesh, kur gjuhe e spinëve të opozitës ishte “ta bëfto zoti mbarë” nisi sharja dhe mallkimi ndaj artistëve. U sha Ermali, i cili ka qenë demokrat, u sha Çiljeta se u bë me Lali Erin, e ndjera Tinka Kurti nuk u kursye kur përqafohej me Erion Veliajn, apo edhe artistët e tjerë që bashkia i mbështeste në projektet e tyre muzikore apo artistike. 

Këto ditë kanë dalë mjaft foto të Florjan Binajt kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës në xhiron e karuselit me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Atëherë edhe Flori pati sulmin si Çiljeta apo Ermali. Por gjithçka pushoi kur imituesi i Edi Ramës hyri në qarkun misterioz të Familjes. Ku merr menjëherë emërtimin qëndrestar, qytetar, intelektual dhe i paepur. 

Për të ardhur sot tek një skenar që duket se ishte studiuar më parë, ku familja Berisha do t’i thonte Tiranës dhe shoqërisë: Doni një njeri jashtë familjes sonë dhe PD? Zgjidhni ndërmjet Sonilës, Florit apo edhe Lubonjës? Në realitet nuk e kanë me qytetarët, pasi më mirë të të gjithë e dijnë çfarë mendojnë. E kanë siç thoshte edhe një spin i tyre: Ju nuk doni të mundni Ramën, port ë thoni, fajin e ka Saliu. Nëse fiton Flori, Saliu kishte të drejtë, nëse humb, fajin nuk e ka Saliu, sepse mbështeti kandidatin e pavarur? 

TemA 

Next Post
Çfarë e bashkon kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës me Zelensky dhe çfarë e dallon atë me Julian Dedën e Erion Isain?

Çfarë e bashkon kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës me Zelensky dhe çfarë e dallon atë me Julian Dedën e Erion Isain?

Comments 2

  1. Adams says:
    1 year ago

    Më pak sesa Çiljeta

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Me qe eshte kandidat,i zgjedhur,nga familja e monsters se vicidolit,eshte nji ciljet,asgje me shum,populli i Tiranes nuke e voton,florijan Binajn.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In