• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e bashkon kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës me Zelensky dhe çfarë e dallon atë me Julian Dedën e Erion Isain?

by Aranit Muraçi
08/10/2025 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi 

Florian Binaj, komediani që u bë i njohur për imitimet e tij të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama, shpalli këto ditë kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës duke siguruar mbështetjen e partisë kryesore të opozitës. Por pa e nisur mirë garën e tij më të rëndësishme politike, në vend të një krahasimi më të arsyeshëm dhe lokal, ai po interprertohet dhe po ngatërrohet përmes një krahasimi të rangut ‘global’ me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. 

Çfarë e bashkon në të vërtetë kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës Florian Binaj me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe çfarë e dallon atë me dy kolegët e tij komedianë, Julian Deda dhe Erion Isai, të cilët i janë futur më herët udhëtimit politik? 

Florian Binaj u përfshi në protestat e thirrura gjoja nga shoqëria civile të vitit 2023, mbajti fjalime të shumta dhe ndryshe nga Zelenskyy që fitoi popullaritet me një fjalim të vetëm politik, ai dy vite më parë dështoi politikisht bashkë me protestat. Dështimi i parë politik pas 2023, pavarësisht ‘civilitetit’, ia zbehu deri diku edhe karrierën si komedian. 

Për të mos shkuar deri në Kiev, në koridoret e ngushta të politikës shqiptare spikasin aktualisht dy komedianë me të cilët Florian Binaj mund të krahasohet shumë herë më mirë se sa me presidentin e Ukrainës. 

Të dy kanë dalë nga e njëjta “fabrikë”.  

Njëri madje e ka fituar garën për kryetar bashkie, më herët se ai. Është fjala për Erion Isain, i cili përveç se ishte një kandidaturë e partisë në pushtet dhe me shanse më të mëdha se kundërshtarët për të fituar pati fatin tjetër sepse fitoi në vitin 2019 një garë pa rivalë. Në të njëjtin vit me Zelenskyy. Të dy janë në të njëjtën detyrë edhe sot, veç të tjerave Zelenskyy në betejë me rusët dhe Isai me SPAK. 

Komediani tjetër nga PD është Julian Deda. Aktori demokrat ishte i projektuar prej kohësh si një kandidat i mundshëm për të imituar Zelenskyy. Por Julian Deda u dogj si kandidaturë e mundshme për kryetar bashkie në 2023 dhe për deputet në zgjedhjet e fundit nga strukturat e PD, me motivacionin, siç e pranoi së fundmi ai vetë dhe siç u shpreh se i kishin thënë; që politika është gjë aq serioze saqë bie ndesh me ‘profesionin e një komediani’. Për këtë arsye Deda shprehu një farë zemërimi dhe zhgënjimi me kandidaturën e Binaj. 

Kështu në përpjekje për të imituar komedianët globalë të cilët shënuan sukses në udhëtimin e tyre politik, kandidati për kryetar bashkie i Tiranës i mbështetur nga PD po humbet ende pa nisur garën përkrahjen e komedianëve shqiptarë brenda partisë së vet. Si dhe të kandidatëve politikë, të cilët janë investuar prej vitesh për një besim të tillë. 

Për krahasimin me Zelenskyy duhet njohur para së gjithash udhëtimi politik i Presidentit aktual të Ukrainës që, në të vërtrtë, nisi përmes artit dhe frymëzoi shumë komedianë të tjerë anembanë botës. 

Volodymyr Zelenskyy (lindur më 25 janar 1978) ishte një komedian në vendin e tij para se të zgjidhej që nga viti 2019 presidenti i gjashtë i Ukrainës. 

Ironikisht, roli më i famshëm i Zelensky-t si aktor komik ishte interpretimi i një mësuesi i cili u katapultua në presidencë në serialin televiziv, “Shërbëtori i Popullit”. 

Ishin të shumtë ata të cilët kandidaturën e tij, në moshën 41 vjeç, fillimisht u panë si shaka – madje edhe partia e tij politike që ai themeloi mori emrin “Shërbëtori i Popullit”. 

Zelensky e nisi karrierën politike nga hiçi, u bë popullor në vitin 2018 me një fjalim të vetëm, dhe suksesi e nxiti të futej në garën presidenciale si një kandidat i pavarur, i fitoi zgjedhjet me 73.23 përqind të votave në raundin e dytë, duke mposhtur Poroshenkon në fitoren më të madhe e bindëse në historinë e zgjedhjeve presidenciale ukrainase. 

Skeptikët kishin frikë se Zelensky do të rezultonte të ishte një udhëheqës kukull, i kontrolluar jo nga partitë politike por nga oligarku Ihor Kolomoisky, i cili mbështeti fushatën e tij dhe kishte qenë nën hetim për mashtrim dhe pastrim parash. 

Por Zelensky doli të ishte më i pavarur nga sa mendonin ata që e shihnin me skepticizëm, ndërsa fushata antikorrupsion e administratës së tij pati një farë suksesi gjatë viteve të qeverisjes para se vendi i tij të përfshihej në luftë. 

Lidershipi i Zelensky është i njohur ndërkombëtarisht. Në Mynih, në shkurt të vitit 2022, Zelensky nxori në pah kërcënimin me të cilin po përballej vendi i tij dhe akuzoi Perëndimin se po e kalonte me qetësi një Rusi të ringjallur. 

Asnjë udhëheqës ukrainas nuk i kishte folur kaq drejtpërdrejt Perëndimit më parë. 

Tre vite pas luftës, Donald Trump në përpjekjet e tij për të arritur paqen, e quajti atë ‘diktator’ ndërsa përplasja në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan i dha Zelensky në sytë e mbarë botës tiparet e një udhëheqësi unikal. 

Një sondazh i kohëve të fundit zbuloi se Zelensky gëzon ende mbështetjen e 57% të ukrainasve. 

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka zgjatur shumë më tepër sesa kishte ndërmend Moska – Putin mendonin se se  do ta merrte Ukrainën brenda pak ditësh nga nisja e asaj që ai e quajti “operacion special ushtarak”. 

Gjashtë vite në pushtet, më tepër se tre në luftë, dhe ndërsa e ardhmja e Ukrainës është ende e pasigurt, Zelensky mbetet një politikan sfidues në arenën ndërkombëtare përballë agresionit rus. 

Natyrshëm që Zelensky frymëzon sot komedianë të shumtë anembanë botës, sikurse është po aq normale për të tjerë që të bëjnë sa më tepër përpjekje dhe të imitojnë sadopak modelin e tij në politikë. 

 

Next Post
Ndryshime në Policinë e Shtetit, hapet gara për drejtuesit e 5 komisariateve në vend

Të tjera lëvizje në Polici/ Ndryshimet nga Shkodra në Tiranë, ja emërimet (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In