• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet vëllai i aktorit: Pse donin ta vrisnin Mishelin

by A R
25/07/2017 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Mishel Prela, (ne foton me poshte) i cili u plagos ne nje atentat me 4 plumba mbrëmjen e 20 korrikut ne Tirane, prane gjimnazit “Partizani”, ndodhet në Spitalin e Traumës, ne gjendje te rende.

Sakaq, vellai i te plagosurit ka folur per Dritare.net duke rrefyer: “Misheli është plagosur nga 5 plumba, 2 në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë.

Ai mund të mbetet i paralizuar pasi një plumb në këmbë e ka dëmtuar rëndë atë. 5 plumbat që ka marrë Misheli, i kanë shkaktuar plagë të rënda, por e kanë dëmtuar në të gjithë trupin pasi distanca e shkrepjes së armës ka qenë shumë e afërt” tha vëllai i tij, Mino Manoku.

“Mjekët thonë se ai duhet t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera kirurgjike” tregoi ai për gjendjen e rëndë të vëllait. Por cilat janë shkaqet që çuan Ervin Zullumin të paguante 80 mijë euro për vrasjen e Mishelit?

Në një intervistë, vëllai i Mishel Prelës, Mino Manoku tregon konfliktin e vjetër që kishin Misheli dhe Ervini.

“E gjithë ngjarja fillon në qershor të 2010, kur Misheli dhe Ervini kanë pasur një konflikt për shkaqe banale me njëri –tjetrin, konflikt ky që ka përfunduar me rrahjen e Ervin Zullumit nga vëllai im Misheli” rrëfen Mino.

“Pas një muaji Ervini i ka dalë në pritë Mishelit në afërsi të ‘Shkollës së Kuqe’ ku ai ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë duke i shkaktuar një plagë prej 8 qepjesh e cila edhe sot është e dukshme” shton më tej Mino.

Por kjo ngjarje sipas tij nuk është denoncuar kurrë në polici, dhe arsyeja mund të ketë qenë edhe një hakmarrje e mundshme e Mishelit ndaj Ervinit, gjë e cila ndodhi pas daljes së Mishelit nga spitali, ku në një rrugicë në lagjen e të dyve Misheli përballet me Ervinin dhe e godet me thikë.

Ky sulm ndaj Ervinit do t’i kushtonte Mishelit 5 vite e gjysmë burg, nga të cilat 3 vite e gjashtë muaj i kaloi në qeli, ndërsa pjesën tjetër ishte me shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai u operua pas një problemi me veshkat.

“Pasi Misheli plagosur Ervinin, dy familjet tona janë takuar së bashku, dhe nga familja e Ervinit na është kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh për ta mbyllur këtë histori, por ne kemi refuzuar duke u thënë se ne kemi mundësi vetëm 10 mijë euro” Shuma sipas tij është kërkuar nga daja i Ervin Zullumit, qe në atë kohë punonte në drejtorinë e burgjeve dhe ushtronte profesionin e avokatit.

Mino rrëfen më tej se Misheli dhe Ervini janë takuar edhe pasi Misheli ka dalë nga burgu por dukej se gjith?ka kishte marrë fund, dhe se konfliktet tanimë ishin shuar. Ishte mbrëmja e 20 korrikut që do të rikthente këtë histori duke bërë që Misheli të luftojë me jetën në spitalin “Ushtarak”.

Mino rrëfen se Misheli është plagosur nga 5 plumba, 2 në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë.

Vëllai i Mishelit shprehet se familja e tij ndihen të rrezikuar dhe i bëjnë apel shtetit që kjo histori të mbyllet një herë e mirë, duke vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

Next Post
Angela Merkel dhe dashnorët e saj ballkanikë

Vuçiç pret përgjigjen e Ramës: Për Kosovën takohemi në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

September 28, 2026
Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

September 28, 2026
BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze -

Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

September 28, 2026
Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

September 28, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com