• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

by A R
24/12/2025 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë gazetarit Blendi Fevziu sonte në “Opinion”, Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani.

Fevziu ia tha troç që në fillim te intervistës se gjëja e fundit që priste ishte ta shihte në këtë detyrë, duke i kujtuar deklaratat e tij të mëparshme kundër sistemit.

-Kështu do e ndryshoje sistemin?

Shabani: Po! Si gazetari më i vjetër në Shqipëri besoj duhet ta dije se ka diferencë mes Avokatit që emërohet me firmë të kryeministrit dhe atij nga deputetët e zgjedhur në Parlament me votat e shqiptarëve. Unë garova, në listë, dhe roli nuk është pjesë e qeverisë, është gjithmonë opozitar.

-Relativisht, s është e thënë!

Shabani: Monitoron punën e qeverisë, mbron qytetarët, denoncon korrupsionin, është vazhdimësia e asaj që unë kam bërë si aktivist në 20 vjet.

U pyet edhe për rastin e Belinda Ballukut dhe skandalin te AKSHI.

Shabani: Ju e keni pasqyruar punën time si aktivist dhe e dini mirë se nga 6 kallëzimet që kam çuar në SPAK, njëri është për zonjën që përmendët. Roli im nuk është prokurori, unë s’jam prokuror për të hetuar, por nëse zyrtarët shkelin të drejtat e njeriut, të jesh i sigurt që nëse deri dje kam denoncuar, kësaj radhe kam një institucion për ta luftuar abuzimin e tyre.

-A keni ju një opinion?

Shabani: Jam i njëjti njeri si dje, por unë kam bërë një betim që të mbroj një institucion prej 70 vetësh dhe qytetarin shqiptar.

-Një njeri i lirë që erdhi kundër këtij sistemi, tani futët në një kuti ku s’ka dot një mendim të vetin?

Shabani: Është përgjegjësi publike që unë të përfaqësoj një pozicion kushtetues.

-Si i morët firmat e opozitës?

Shabani: Kur u hap gara, ka qenë periudha kur ne kishim vendosur një grup të përbashkët, një front të gjerë opozitar. Takova deputetë të të gjitha partive, personalisht! I kam kontaktuar personalisht! Takova dhe deputetë të PS-së që i kam miq, më thanë nuk firmosim dot se e kemi vendim politik. PS nuk lejonte që të mbështeste askënd dhe do të gjykonte atë që do të sillte opozita. Mblodha firmat, i dorëzova.

-Nuk bisedove me zotin Berisha?

Shabani: Jo!

-Kur ata thanë po tërheqim firmat, moralisht nuk ndjeve që duhet të tërhiqeshe?

Shabani: Më duheshin 28 firma, mblodha 35 firma, pikërisht duke menduar se dikush do të vendosej në siklet. Kam pritur deri më 2 dhjetor që ishte afati i fundit, ata i kanë tërhequr pasi mbaroi gara, ishte e pamoralshme, ishte përpjekje për të më hequr mua nga gara. Edhe ligjërisht, ka një parim që quhet e sigurisë juridike, një e drejtë e fituar, nuk mund të përdoren procedurat për t’ja marrë një individi.

Pavarësisht sa më sipër, Shabani theksoi “se një pjesë e mirë e tyre (deputetëve) e kanë uruar për postin”. Skepticizmit të Fevziut për mënyrën si i siguroi votat, ai iu përgjigj kështu:

Ishin pesë parti në votim të fshehtë, PS ka vetëm 82 mandate në sallë. Qartazi e vetmja që mungon ishte PD-ja. Pse mungoi ajo në sallë është pyetje për Partinë Demokratike. Nuk ka nevojë për teori kaq të mëdhaja konspirative!

Po pse Shabani u “thye” me PD-në?

“Ata kanë patur vendim për t’u tërhequr nga procesi, është hera e tretë që e bëjnë”, u përgjigj ai.

Kujtojmë se në mes të kaosit e polemikave në Kuvend, Shabani u votua si Avokat i Popullit, në seancën plenare të 18 dhjetorit.

Next Post
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In