• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet bashkëshortja e Eri Zefit: Gjakshkeluri nuk është burrë!

by A R
31/10/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikel Alia eshte presioni qe u shpall ne kerkim nga policia, pasi akuzohet se shiti shokun e fëmijërisë për para, e nxori ne prite dhe me pas ai u gjet i ekzekutar.

Mikel Alia, 40-vjeçari me origjinë nga Domgjoni i Mirditës dyshohet se është personi që ka nxjerr në pritë Eri Zefin, i ekzekutuar më 2 tetor, pak metra larg Rrugës së Kombit në Mirditë.

Dyshimet për nxjerrje në pritë i ngriti bashkëshortja e viktimës, pak ditë pas ngjarjes. Nazli Zefi, u shpreh e bindur se vrasja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes dhe se dikush e ka prerë në besë burrin e saj.

E pikëlluar nga humbja e njeriut të saj më të dashur, 22-vjeçarja e cila po rrit e vetme djalin 5-muajsh, thotë se nuk arrin ta kuptojë se si shoku i ngushtë e ka shitur.

“Jam shumë e traumatizuar. Nuk mund ta imagjinoj se si ndodhin në Shqipëri të tilla gjëra. Më mungojnë fjalët. E ka prerë në besë për para”, shprehet Nazli Zefi. Ajo tregon se bashkëshorti kishte frikë nga gjakmarrja dhe për këtë arsye ruhej.

“Burri im kishte boll frikë për gjakmarrje, çdo natë binte të flinte me mendime dhe me lot në sy. Ama, me e dërgu burrin tim deri atje në kanal ku nuk ka asnjë njeri dhe me ma humb, kjo nuk është gjakmarrje. Ai që ka bo gjakshkelurin, nuk është burrë. Kunati im, Ndue Zefi, e ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve dhe është dorëzu në Polici duke pranu vrasjen. Kur ka ndodhur konflikti mes Ndue Zefit dhe Martin Ndrecës, Martini e ka marrë burrin tim në telefon, sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe asnjëri nuk e ka dëgju telefonin. Kur burri mori vesh çfarë kishte bërë i vëllai, u tërbua. Nuk besonte se kjo mund të ndodhte mes shokëve.

Çdo natë më thoshte: ‘Është gjynah që Nduja ndodhet në burg dhe s’mundet me pa fëmijët e vet, por ma gjynah se Martini nuk ka. Martini s’mundet më kurrë me i marrë fëmijët e tij në krahë, s’ka më keq’. Atë dhimbje që ka pas familja e Martinit atëherë, atë dhimbje kemi ne tani, sidomos unë me djalin 5-muajsh”, thotë e pikëlluar shtetasja turke. Përveç fenomenit të gjakmarrjes që Nazli nuk arrin ta kuptojë, se si çdo vit merr jetë të pafajshme, tani ajo duhet të përpiqet të kuptojë deri ku arrin pabesia e njeriut, për më tepër e shokut. Ajo kërkon vetëm dy gjëra: “Të vihet drejtësi për burrin tim dhe t’i jepet fund gjakmarrjes duke vrarë njerëz të pafajshëm”.

/a.r

Next Post
Flet nipi i Dritan Haxhollit: Ata të tre frekuentoheshin prej kohësh, xhaxhai im ka marrë dy plumba

VIDEO/ Zbulohet personi që shfaqet me Dritan Haxhollin duke kërcënuar me kallash Bledar Toçin, ja çfarë tha në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In