• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Zbulohet personi që shfaqet me Dritan Haxhollin duke kërcënuar me kallash Bledar Toçin, ja çfarë tha në Prokurori

by Java News
31/10/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Celhyka është personi që shfaqet në një video të regjistruar nga 42-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë në konfliktin e armatosur me 37-vjeçarin Bledar Toçi, mesnatën e 9 tetorit në shtëpinë e Marsida Qatjas, në Kavajë.

Pas publikimit të kësaj videoje, Prokuroria kërkoi menjëherë arrestimin e këtij shtetasi nën akuzën për “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i kodit penal, pasi nga Prokuroria e Rrethit Kavajë ai u konsiderua si person që mund të kishte dijeni për konfliktin dhe arsyet e tij, në atë që më pas rezultoi fatale për shokun e tij, Dritan Haxholli.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se menjëherë pas lëshimit të flet arrestit, Policia e Kavajës bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Pas kryerjes së procedurave dhe mbledhjes së provave Gjykata e Kavajës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Të njëjtat burime thanë për “BalkanWeb” se në dëshminë e tij në prokurori, Dritan Haxholli pranoi se ai ishte personi që shfaqej në video, por se ai vetë nuk ka pasur asnjëherë probleme me Bledar Toçi, emrin e personit që ai e përmend dhe kërcënon me një armë tip kallashnikov në dorë, që dyshohet të jetë e Dritan Haxhollit.

“Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit “, mësohet të ketë thënë Agim Çelhyka në prokurori.

Por gjatë seancës kundër tij në sallën e gjyqit, Agim Çelhyka ka shprehur pendesë për fjalët e thëna në drejtim të Bledar Toçit dhe familjes së tij. Unë e njoh edhe Bledar Toçin. Më vjen keq që ajo video është bërë publike. Unë ju kërkoj falje familjarëve të tij për ato fjalët që kam thënë.”/ BW

g.kosovari

Next Post
Aksident në Prrenjas, makina përplaset me barrierën metalike

Aksident në Prrenjas, makina përplaset me barrierën metalike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com