• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

by A R
08/04/2025 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një edicion special të emisionit “Ekspres” nga Nolian Lole u trajtua dhurata që Italia i bëri të martën Flotës Detare shqiptare.

Për të folur mbi këtë temë si dhe planet strategjike që Flota Detare e Republikës së Shqipërisë ka në të ardhmen e afërt, komandanti i Flotës Detare, admiral Adnand Agastra, u shpreh se forcat detare kombëtare po përjetojnë një “boom” investimesh dhe shumë shpejt Shqipëria do të rrisë kapacitetet e saj luftarake për të siguruar gjithë hapësirën detare të vendit.

Duke dhënë detaje për anijen “Libra”, admirali Agastra tha se ajo do të rritë kapacitetet operacionale në monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare.

Kjo, tha ai, nuk do të shërbejë vetëm në detin Adriatik dhe Jon, por dhe më gjerë po të kërkohet në vazhdën e misioneve të NATO-s.

Admirali tha se “Libra” ”është një anije patrulluese me kapacitete luftarake. Ajo është e ndërtuar për misione patrullime në hapësirat detare dhe mbrojtjes të infrastrukturës kritike. Kjo anije me kapacitetet e veta është e pajisur me një top detar 76 mm dhe deri tek helikopteri.  Anija ruan kapacitetet e saj operacionale për të kryer detyrat dhe misione luftarake në përputhje me nevojat që shteti bregdetar ka.

“Kjo është një anije në detyrë, që do të thotë se është efektive dhe e gatshme  për operacione dhe për shumë vite të tjera. Anija do të kryejë dhe disa shërbime të tjera para procesit të dorëzimit. Sigurisht anija ka nevojë për mirëmbajtje dhe sigurisht ne do e mirëmbajmë me qëllim që të ruajmë operacionalitetin e kësaj anijeje.”

Për sa i takon kapacitetit njerëzor dhe trupave ushtarake, admirali Agastra tha se do të ketë një ekuipazh në varësi të misioneve dhe detyrave të saj, përafërsisht një ekuipazh prej 60 personash.

“Këtu përfshihet i gjithë spektri operacionale i anijes që nga lundrimi, misioni speciale apo dhe ekuipazhi i helikopterit. Ky ekuipazh përfshin jo vetëm përdorimin e mjetit por dhe shërbimet operacionale speciale që ajo ndërmerr.  Sigurisht ne kemi kapacitetet tona me oficerë të trajnuar , kemi n/oficerë shumë të trajnuar dhe trupa të tjerë detar.  Ne kemi filluar procesin e familjarizimit me anijen. Grupi ynë ka shkuar në Itali pranë kësaj anije dhe anijeve të tjera dhe kanë nisur trajnimet  dhe bashke me anije do niset dhe grupi tjetër, sigurisht do të nisim dhe kurset dhe trajnimet në shkollat e Marinës Italiane.

Historiku i Forcës Detare Shqiptare nuk e ka pasur më parë këtë kapacitet ushtarak. Si nga pikëpamja e tonazhit dhe kapaciteteve ushtarake. Një kapacitet i tillë detar që shkon përtej hapësirave tona detare nuk e kemi pasur.”

Por admirali tha se ky nuk është rast i izoluar, por “Shqipëria është në diskutim për të marr donacion dy anije të tjera të ngjashme në madhësi dhe dislokim. Një tjetër element bashkëpunimi është dhe ringritja e industrisë ushtarake dhe kompanisë të saj KAYO, me FINCANTIERI që kemi kohë që po negociohet për ngritjen e kapaciteteve për ngritjen e anijeve dhe luftarake në kantierin e Pashalimani”.

Duke folur për objektivin afatgjatë që ka Flota Detare Shqiptare, Admirali u shpreh se ky është objektivi ynë shumë vjeçar.

“Të rrisësh kapacitete e Flotës Detare kërkohet në radhë të parë infrastruktura, kapacitete operacionale dhe fuqia njerëzore. Në të tre këto element në Forcën Detare kanë pasur një ‘boom’ të zhvillimit. Kjo anije është pararendëse e asaj që vjen. Ne e kemi të nevojshme rritjen e kapaciteteve tona luftarake për të mbrojtur hapësirën tonë detare dhe bregdetin e republikës të Shqipërisë. Ne kemi në plan që të ndërtojmë dy anije korvetë dhe më pas një anije të re shumëmisionëshe për Forcën Detare të Republikës së Shqipërisë.”

Next Post
Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, autori dënohet me burgim të përjetshëm

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, autori dënohet me burgim të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In