• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fjala e plotë / Rama-Vuçiç në konferencë dhe mesazhet që dhanë

by
27/05/2015 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Aleksandër Vuçiç zhvilluan konferencën e përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë që ai drejton, dhe të popullit shqiptar për një marrëdhënie të re mes dy vendeve.

Rama: Ne kryem brenda 6 muajsh vizitat reciproke në të dyja vendet në nivel kryeministrash. Pavarësisht se jemi larg dakordësisë në të gjitha pikat, sot shqiptarët dhe serbët kanë mundësi ta kthejnë kohën në paqe në rajon dhe më gjerë. Vullneti ynë është i palëkundur, në axhendën e një rajoni pa kufinj, ku mes shqiptarëve dhe serbëve të bjerë barriera historike. Të gjitha barrierat që na kanë penguar deri sot ta projektojmë së bashku të ardhmen, jo thjesht politikisht, por konkretisht, përmes hartimit bashkarisht dhe mbështetjes së përbashkët të projekteve. Dhe të shumëfishojmë energjitë pozitive që kaq shumë i duhet popujve tanë. Kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë në këtë rajon ku jetojnë kaq të ndërlidhur fatet. Fakti që një top futbolli desh na rrokullisi në pikën zero është shembull i brishtësisë. Pavarësisht se ka mes nesh një mal mos dakordësie për Kosovën. Nga ana tjetër ngjarja në Kumanovë tregoi brishtësinë e paqes në rajon. Ne jemi kundër ccdo forme të shfaqjes së ksenofobisë, dhe dua të theksoj fort se të gjitha vendet duhet të distancohen nga thirrjet që nxisin fjalë të tilla. Kjo i përket një Ballkani të së shkuarës dhe nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për Ballkanin e nesërm. Ne e dimë që paqja në rajon është e frymëzuar nga fryma e Bashkimit Evropian.

Vuçiç: Jam i nderuar që jam kryeministri i parë serb që vjen në Shqipëri. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Shkëmbimi tregtar dhe projektet janë në interes të të dy vendeve. Janë shumë njerëz që pyesin se pse jam unë këtu. Puna ime është edhe e qeverisë së Serbisë. Ne këtu do të sjellim edhe investitorët tonë, edhe ato shqiptarë në Serbi. Jam i bindur se këtë e bëjmë në interes edhe të popullit shqiptar edhe atij serb. Jam i bindur edhe për Serbinë edhe për Shqipërinë është me rëndësi që të fitojmë nga këto projekte. Normalisht nga e shkuara ne nuk mund të ikim, por do të duhet të shohim nga e ardhmja. Është fakt që nuk pajtohemi me Kosovën dhe Metohinë, pasi Serbia e konsideron si pjesë të vetën. Megjithatë duhet të përmirësojmë marrëdhëniet për një të ardhme të mirë. Dëshiroj t’i zgjas dorën e miqësisë popullit shqiptar

A jeni ndjerë i provokuar në Tiranë zoti Kryeministër Vuçiç?

Vuçiç: Nëse unë mund të them shumë pak nga kjo kemi pasur mundësi të shohim. Falenderojmë Shqipërinë për këtë mikpritje. Unë nuk kam asnjë vërejtje nga pritja. Në Shqipëri mua më intereson se çfarë mund të bëjë mirë për shtetin tim. Dhe mendoj se ky takim do të jetë shumë i mirë për Shqipërinë dhe Serbinë.

Zoti Rama ju sot pritët kryeministrin serb, ndërkohë që ka një gjendje tensioni mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar. Së fundmi edhe gjendja në Maqedoni  është e trazuar pas ngjarjes së Kumanovës. Si i shihni marrëdhëniet?

Rama: Ka çështje si Kosova ku kemi mendime absolutisht të papajtueshme. Për ne marrëdhënia e shqiptarëve me serbët është marrëdhënie kyç për ardhmërinë e rajonit. Me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, partneritet strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, e kam ftuar për vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh në Tiranë të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore, informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që është e intereresit kombëtar. Ne duam të vijojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuarën. Kemi zgjidhur problemin e vjetër të toponimeve dhe kemi mbajtur hapur kanalin e dialogut në lidhje me çështjen e detit. Ne nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesinn kombëtar me pretedimin e një fqinjësie të mirë. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë për një problem që nuk e krijuam ne dhe nuk e ushqejmë ne. Sa i përket nënkryetarit të Kuvendit, nuk e imagjinoj dot që Athina apo kushdo kryeqytet tjetër duhet të natregojë ne se si duhet të operojë dhe është një problem artificial. Sa i përket Maqedonisë, unë kam nënvizuar dhe do ta bëj atë të deklaratës së samitit të Uellsit. As kam thënë veto as kam kërcënuar. Ne jemi anëtarë të NATO-s, dhe kur është fjala për t’i dhënë zell deklaratave të përbashkëta të NATO-s. Falë edhe këmbënguljes sonë ka përfshirë edhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Ne këtë e themi dhe do ta themi me plot të drejtë. Nuk është as kërcënim, as bllokim por qëndrim. Mbrëmë kemi marrë konfirmimin e Gruevskit për të qenë këtu. Plotësohet numri i të gjithë kryeministrave për të qenë këtu.

Zoti Rama ju kërkoni respektimin dhe të drejtat për shqiptarët në Preshevë. Por ndërkohë si është trajtimi i serbëve në Shqipëri?

Rama: Shqiptarët në Serbi meritojnë atë trajtim dinjitoz që kanë serbët e Kosovës. Me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin e forcës vizionin tonë për rajonin. Sa i përket serbëve në Shqipëri nuk kam dëgjuar asnjëherë asnje lloj ankese të kësaj natyre dhe e them me krenari, Shqipëria por edhe Kosova kanë garantuar një trajtim spektakolar të minoriteteve.

Zoti Vucic a i qëndroni deklaratës suaj se ngritja e dronit ishte me prapavijë politike? Thatë edhe se e dini se kush e ka ngritur dronin, a mund të na e thoni?

Vucic: Ky incident a qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht që ka qenë i organizuar politikisht, por ajo ka qenë për të pasur një prapavijë politike. Unë e di emrin Isamil, nuk ia di mbiemrin. Unë jam shumë i bindur se kanë ekzistuar edhe disa qëllime të tjera. Sa i përket pyetjes së parë kam folur në një mënyrë shumë të mirë. Shqipëria është një ekspasion edhe në aspektin ekonomik. Të gjitha këto dallime dhe mosmarrëveshjet që i kemi, jam i gatshëm të dëgjoj se çmund të bëjmë për pakicat. Besoj se Shqipëria do të bëjë edhe më shumë për pakicat. Nuk i iki këtyre obligimeve dhe këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme për ne. Jemi të gatshëm të dëgjojmë të gjitha vërejtjet.

E njëjta pyetje edhe për ju zoti Rama

Rama: Unë nuk dua të kthehem pas tek fluturaku që na bëri objekt lajmeve dhe kronikës së gjithë botës. Thjesht besoj që për ne Shqipëria e Madhe ngaqë nuk është as vizion as projekt, edhe nuk na bën përshtypje kur shfaqet edhe në atë formë që u shfaq në stadiumin e Beogradit. Ne po ta kishim parë një flamur të Serbisë së Madhe do të kishim qeshur dhe nuk do ta kishim marrë kaq seriozisht. Besoj se mësimi që është për t’u nxjerrë është nga të dy palët, kjo paqe kaq shumë e kërkuar dhe e mirëpritur nga të gjithë popujt e Ballkanit është ende aq e brishtë sa mund të vihet në rrezik nga një top futbolli. Dhe sot ne jemi këtu.shqiptarët nuk kanë përgjegjësi vetëm ndaj vetevetes por edhe ndaj Europës dhe rajonit. Për këtë paqe nuk do të varet se si do të jenë serbët dhe shqiptarët por si do jetë rajoni. Dhe e ardhmja e Ballkanit është e lidhur me të ardhmen e sigurisë, të paqes dhe të normalitetit.

Zoti Rama a e kundërshtoni projektin e Shqipërisë së Madhe?

Rama: Ne kemi ofruar që ditën e parë mbështetje të dialogut. Për ne dialogur ka shënuar fundin e historisë së konfliktit. Edhe në Beograd unë e kam nënvizuar rëndësinë e dialogut. Por nuk kam ndryshuar dhe as do të ndryshojë bindjen për Kosovën. Dhe njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për ju. Por nuk dua të hyj më thellë pasi ju sot jeni miq në shtëpinë tonë. Shqipëria e Madhe është një ide që e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk I duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë që nuk synon zgjerim në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje dhe paqe. Kështu që nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe, por vetëm paqja është projekti ynë. Ne duam një rajon pa kufij, për shqiptarët dhe jo vetëm. Kaq ia detyrojmë popujve tanë dhe njëri-tjetrit. Por nuk kanë lidhje me vendosmërinë tonë për të ardhme të përbashkët. Dëshira jonë është të kemi sa më shumë miq dhe turistë nga Serbia. Dhe ne jemi të vendosur t’i mbështesim bashkarisht

Next Post

Në Athinë e Shkup, rrugë nga “Beogradi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In