• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi

by Mero Baze
06/03/2022 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të zhvilluara sot, përsëritën pjesmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2019, kur opozita deklaroi bojkotimin e tyre. Ashtu si më 2019, pjesmarrja në zgejdhje mezi kapi shifrën 30 për qind falë Dibrës që pati pjesmarrje më të lartë, ndërsa për qytetin e Durrësit vendosën 24 për qind e zgjedhësve.

Nga disa rezultate të para nga Bashkia e Vorës nëpër qendra votimi, shikohet qartë se brenda opozitës fituesi real nuk është as Berisha dhe as Basha, por opozitari bojkotues.

Berisha dhe Basha të dy së bashku, kanë marrë më pak vota se sa ka marrë PD në ato qendra më 2021 në zgjedhjet parlamentare.

Ky është leksioni i hidhur që votuesi opozitar i jep betejës së Berishës për të shkatërruar opozitën. Shumica refuzon t’i bashkohet linjës së përçarjes dhe shkatërrimit të opozitës. Nuk është se ata janë dakord me Bashën, por shkaktar i kësaj situate mbetet Sali Berisha dhe përgjegjës për të mbetet po ai.

Po e ilustroj këtë me një shembull nga Gërdeci, fshati simbol i qeverisjes Berisha, i cili pasi i vrau për të pasuruar të birin, u bleu dhe votat me lekët e gjakut më 2009. Në atë fshat, Partia Socialiste ka marrë 113 vota  Berisha 32 vota dhe kandiati i Bashës pa komisionerë 6 vota. Siç u pa nga zhvillimet dje natën dhe sot, në Vorë, Berisha me një shkelje syri nga PS, u la të ishte i vetëm me komisionerë që numronin votat Bashës, pra u la t’ia vidhte. Por pavarësisht kësaj në atë qendër, të dy së bashku kanë marrë 38 vota në një qendër, nga 113 që ka marrë Partia Socialiste. Kjo tregon qartazi se beteja e Berishës kundër opozitës, ka prodhuar një realitet të ri, një parti të re, që refuzon t’i bashkohet betejës së tij. Dhe kjo është partia e bojkotuesve, e cila ka fituar vendin e parë në zgjedhjet e sotme brenda opozitës.

Në tërësinë e tyre, këto zgjedhje provuan se opozitarët të cilët i besuan bojkotit të 2019, nuk i kanë besuar lojës së re të Berishës, për të provokuar me Ilir Metën zgjedhje të pjesëshme me qëllim që të legalizonte epërsinë e tij. Ata thjesht kanë përsëritur bojkotin e zgjedhjeve në heshtje. Dhe kanë fituar duke mos shkuar në zgjedhje.

Next Post
PS fitoi Vorën, Celibashi: Mund të ketë vonesa në Shkodër e Durrës, ja kur del rezultati për bashkitë e tjera

PS fitoi Vorën, Celibashi: Mund të ketë vonesa në Shkodër e Durrës, ja kur del rezultati për bashkitë e tjera

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Shume konfuz Mero. Keshtu ndodhe kur mbeshtet Lulin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

January 28, 2026
Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

January 28, 2026
Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

January 28, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

January 28, 2026
28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

January 28, 2026
Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

January 28, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

January 28, 2026
Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

January 28, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In