• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Vuçiqit, lajm jo i mirë për Kosovën

by Java News
08/04/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndryshuar perceptimi i Perendimit ndaj politikanëve në Beograd dhe tani nuk vlen më ajo formula e mëparshme: Sa më shumë radikalë të paarsyeshëm në Beograd, aq më mirë për Kosovën. Për rrjedhojë, komuniteti ndërkombëtar nuk po sillet tani sikur para 23 viteve. Vetëm kujtojeni Millosheviqin. Falë kokëfortësisë së tij, pasoi bombardimi i NATO-s. Por sot gjërat kanë ndryshuar në disfavor të Kosovës 

Nga Mehmet PRISHTINA

Çka don të thotë për Kosovën, fitorja bindëse e Vuçiqit në zgjedhjet e fundit në Serbi?
Për t’iu përgjigjur sa më saktë kësaj pyetjeje, do të duhej ta rishikojmë edhe njëherë pozicionin e Serbisë kundrejt zhvillimeve rajonale, përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë si dhe reflektimin e këtyre ngjarjeve në një dioptri më të gjerë politike – ndërkombëtare.

Tani në Beograd edhe katër vjet do ta kemi regjimin autokrat të Vuçiqit, kurse jetëgjatësia e tij në politikë lidhet ngusht me mendësinë popullore serbe, që dukshëm anon nga radikalizmi dhe nacionalizmi primitiv. Fshatarët dhe pleqtë serbë e duan Vuçiqin sepse ai i ushqen me përralla mejsetare mbi “Kosovën djep i Serbisë”, ndërkohë që të rinjtë, të nxitur nga mosperspektiva, gjithnjë e më tepër po e braktisin vendin e tyre.

Po Kosova, a humb apo përfiton nga fitorja e Vuçiqit në zgjedhjet e fundit?

Kjo parasegjitash do të varej nga dy faktorë: Në radhë të parë, do të varej nga qëndrimi që do të mbaj Vuçiqi ndaj Kosovës në procesin negocues në Bruksel dhe së dyti- do të varej edhe nga sjellja e lidershipit të Kosovës ndaj këtij procesi.

Analistët Perendimorë janë të prirur që të vendosin një paralele në mes të Titos dhe Vuçiqit, pasi që ky i fundit  luan ngjashëm si dikur Tito midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga rusët, Vuçiqi merr gaz me një çmim ekonomik, por njëkohësisht që prej 15  vjetësh është përfitues i tre miliardë euro nga i ashtuquajturi Fond i Përafrimit me BE.

Ekzibicionet politike të Vuçiqit kanë bërë që ai të bëj për vete në Serbi simpatizantët e nacionalistëve populist, kurse në Evropë të shikohet ende si figurë që ruan balancimet Lindje-Perendim në Ballkanin Perendimor. Brukseli tash e tutje madje do të investojë edhe më tepër vëmendje diplomatike për ta joshur Vuçiqin me radarët euro-integrues, në mëynrë që ai të distancohet gradualisht nga Kremlini.

Por a mund të ndodhë që Vuçiqi të distancohet nga vëllai i madh, Putini?

Kjo parasegjithash do të varet nga epilogu i zhvillimeve në Ukrainë, ku invazioni rus ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk duket e qartë një strategji dalëse e Rusisë nga balta pushtuese në Ukrainë.

Me fjalë të tjera, fuqia e Putinit tash e tutje do të matet në Beograd dhe ky do të jetë një barometër i Brukselit kundrejt Serbisë.

Por si do të reflektohet kjo në Kosovë?

Lidershipi kosovar nuk do ta ketë lehtë të sillet, në njërën anën, në mes të një Vuçiqit populist që para Evropës paraqitet me kapotën e Titos dhe, në anën tjetër, Brukselit që insiston në realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Ka ndryshuar perceptimi i Perendimit ndaj politikanëve në Beograd dhe tani nuk vlen më ajo formula e mëparshme: Sa më shumë radikalë të paarsyeshëm në Beograd, aq më mirë për Kosovën. Për rrjedhojë, komuniteti ndërkombëtar nuk po sillet tani sikur para 23 viteve. Vetëm kujtojeni Millosheviqin. Falë kokëfortësisë së tij, pasoi bombardimi i NATO-s.

Por sot, për hirë të Rusisë, BE (të paktën këta që aktualisht janë në krye të saj) është e gatshme t’i bëjë sa më shumë koncesione Beogradit në mënyrë që të krijohet njëfarë distancimi me Kremlinin dhe kjo ndikon tepër negativisht në raport me Kosovën.

Ekziston vetëm një shpresë. Ajo quhet SHBA. Lidershipi kosovar duhet të bëjë çmos që ta ruajë dhe kultivojë mbështetjen amerikane. Dhe kjo bëhet vetëm duke qenë kooperues të sinqertë me Washingtonin dhe duke ofruar zgjidhje që janë pragmatike e të pranueshme për miqtë tanë amerikanë.

Gjithçka tjetër është rrahje uji në havan!

Next Post
Ramush Haradinaj: Nëse s’na duan në NATO, të bashkohemi me Shqipërinë

Kandidat për President i Shqipërisë? Reagon ish-Kryeministri i Kosovës, Haradinaj: Eshtë një shpifje shumë e ulët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In