Nga Mero Baze
Sali Berisha është në ditë të keqe. Përpjekja e tij për të qenë kritikë me Lulzim Bashën deri në atë shkallë sa të frenotne kritkët e tij, duket se nuk funksionoi. Dje në një sallë në Tiranë dhjetra ish drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën rreth një qëndrimi të përbashkët.
Kërkesa e tyre thelbësore është rizgjedhja e kryetarit të PD me zgjedhje të lira dhe respektimi e kushteve për zgjedhej të lira dhe të kundërshtarëve të tij brenda Partisë Demokratike.
Pamavrësisht se ata I kanë rënë pak gjatë deklaratës për tu dukur se janë menduar shumë, në fakt e gjithë lëvizja ka vetëm një objektiv, dhe ai është paligjshëmria dhe padobia e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
Kjo tashmë është qëndrim zyrtar.
I vetmi reagim në heshtje I Bashës dhe Berishës, rreth këtij qëndrimi është përpjekja për të krijuar idenë që kritikët e Bashës janë të përcarë, duke nxituar të thonë që Topalli, Imami Ruli dhe Selami nuk janë me ta.
Kjo përveçse është paksa foshnjore si përpjekje, nuk është e vërtet.
Dje kundërshtarët e Bashës nuk kanë krijuar as fraksion, as parti, por kanë mbajtur zyrtarisht një qëndrim, të cilin po ashtu të katër personat e tjerë e kanë publik. Topalli e ka publik qëndrimin që Basha është kryetar me vota të vjedhura. Imami po ashtu. Bile tani është rasti që kritkët e djeshëm të Bashë sti këkrojnë ndjesë Topallit dhe Imamit që I lanë vetëm në pëprjekjet e tyre për ta hskaruar Bashën para fushatës për shkak të shkeljes flarante të statutit. Sic e thotë dhe raporti I ODIHR, një nga arsyet përse PD humbi ishte mënyra se si Basha përzgjodhi në mënyre personale kandidatët.
Genc Ruli, po ashtu e ka thënë disa herë hapur biles duke bërë thirrje të nxirret nga zyra me gjithë Kunatin. Eduard Selami që e provoi dhe në kurriz çdo të thotë të bësh sikur garon me Bashën, e ka bërë po ashtu publik qëndrimin.
Pra askush nuk ndan qëndrim të ndryshëm ndaj faktit që Lulzim Basha është kryetar I paligjshëm I PD. Dhe Promemoria e djeshme kaq thoshte.
Pastaj rrugët se si duhet ecur përpara mund të bashkoj e të ndaj shumë persona, por nuk mund ta fsheh problemin.
Fitorja e pare i kësaj lëvizje ishte pikërisht zhvlerësimi I përpjekjeve të Berishës për ta mbajtur debatin brenda koridoreve si mërmëritje dhe pakënaqëis ndaj Bashës, por pa prekur Bashën. Berisha ishte gati ta qortonte Bashën për çdo gjë, bile ti shpikte dhe këshilltarë mizerabël, përveçse të mos I prekte legjitmitetin si kryetar.
Kjo situatë tani është tejkaluar dhe beteja brenda PD është betejë kundër paligjshmërisë së Bashës në krye të saj.
Berisha nuk është I detyruar të jetë kundër Bashës, por do të jetë I detyruar, ose të përpiqet ti mbaj brenda kundërshtarët e tij duke e rritur stekën e demagogjisë, ose do bëhet pal për ti zbuar ata.