Milan u kthye te fitorja, duke mundur 2-1 Genoan, me gola të shënuar nga Bacca e Honda. Skuadra mike shënoi në minutën e dytë shtesë, me Cercin, ndërkohë që trajneri Sinisha Mihajloviç u irritua me Mario Balotellin. I futur pesë minuta para fundit, sulmuesi nuk pati impenjimin e duhur për mbajtjen e topit, çka solli edhe momente frike në finalen e takimit.
Megjithatë, gjithçka shkoi mirë dhe Milani ruan shpresat për Champions.