• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fitoi zgjedhjet por u dorëhoq, Gjukanoviç: Pas puçit qëndron Rusia

by A R
26/10/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqjen disa orë pasi ka thënë se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Ai ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviq tha të martën se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e Gjukanovicit që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që liderët opozitarë kanë zhvilluar vizita të shpeshta në Moskë, në prag të votimeve.

Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanovicin.

Udhëheqësit opozitarë kanë kundërshtuar, duke e akuzuar Gjukanoviqin – partia pro perëndimore e të cilit ka fituar në zgjedhje por nuk ka arritur që të sigurojë shumicën parlamentare – se ka manipuluar me pretendimet për puçin e dyshuar, me qëllim të zgjatjes së dominimit të tij prej një çerek shekulli në politikën malazeze.

Brenda orëve kur e implikoi Rusinë në puç, Gjukanoviqi paralajmëroi se po tërhiqej dhe nuk do të vazhdojë si kryeministër. Partia e tij Demokratike e Socialistëve paralajmëroi se do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Marovic, për ta zëvendësuar.

Në mesin e të arrestuarve në puç ishte edhe ish komandati i forcave special të Serbisë.

Gjukanoviq tha se autoritetet do të hetojnë shkallën e përfshirjes në puçin e pretenduar të Rusisë dhe të Serbisë. Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia pas një votimi për pavarësi në vitin 2006.

“Nuk duhet të ketë panik. Do të gjejmë faktet”, tha Gjukanovic.

Rusia ka nisur një fushatë propagande për të mbajtur edhe Malin e Zi edhe Serbinë, që po kërkon anëtarësim në BE, brenda sferës së saj të ndikimit. Të dyja vendet janë aleate tradicionale të Rusisë.

Pas mohimeve të para për përfshirjen e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçic,tha të hënën se një numër i pasaktësuar i njerëzve janë arrestuar në Serbi, që ofron dëshmi për puçin në Mal të Zi.

Vuçiq tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin./REL/a.m.

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Tiranë/ Bidon me fitil para një lokali, autorët paralajmërim ndaj pronarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com