Një bidon plastik me një fitil zjarrpërcjellës u konsta tua para një lokali në Tiranë mëngjesin e së mërkurës.
Pronarët e lokalit njoftuan menjëherë policinë e cila rrethoir perimetrin e sigurisë dhe po kryen veprimet në vendngjarje.
Nga verpimet e para bëhet me dije se bidoni plastik në brendësi duket të jetë i mbushur me rërë.
Dyshohet se autorët kanë pasur si qëllim vetëm kërcënimin e pronarit të lokalit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.