• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitoi Champions, por Reali do e ndryshojë krejt skuadrën

by Java News
29/05/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ana tjetër, pritet që të investohet edhe në tre pozicione të tjera prioritare, në portë në pozicionin mbrojtësit të  djathtë dhe në mesfushë. Me festimet për suksesin e arritur në Champions League që vijojnë ende, Reali i Madridit nuk di të ndalet, duke nisur nga puna për përforcimin e organikës me synim triumfin edhe në sezonin e ardhshëm.

Raportet e detajuara për ata që përbëjnë listën e kandidatëve potencialë, janë shqyrtuar me kohë nga drejtuesit e klubit, ndërkohë që tani është momenti për t’u ndalur tek secili prej tyre  me shumë kujdes.

Vlen për t’u kujtuar fakti se gjatë 5 viteve të shkuar, në të cilët Los Blancos kanë fituar 4 trofe të Championsit, kanë shpenzuar vetëm 456 milionë euro në merkato, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga shitjet kanë qenë në shifrën e 403 milionë eurove.

Në sytë e shumë tifozëve tekniku Zidane ka në dispozicion një prej organikave më të forta në botë, gjithsesi Reali do të hyjë në merkato fuqishëm dhe i pari që lakohet është pikërisht ylli  brazilian Neymar, emri i të cilit është asociuar me fanellën e bardhë për gjatë gjithë këtyre muajve.

Nga ana tjetër, pritet që të investohet edhe në tre pozicione të tjera prioritare, në portë në pozicionin mbrojtësit të  djathtë dhe në mesfushë. Në kuadër të kësaj linje, përjashtim bën Mariano, sulmuesi i cili këtë sezon më skuadrën e Lyonit në Ligën e Parë franceze ka shënuar plot 18 gola. Gjithsesi, rikthimi i tij në Madrid varet nga rrjedha që do të marrin çështjet “Neymar” dhe “Bale”, transmeton “SS”.

Nëse Neymar do të vendosë të qëndrojë në Paris, atëherë madrilenët do të tentojnë për një emër të madh në sulm si Salah, Hazard apo Dybala. Ndërkohë i sigurt është afrimi i Vinicius Junior, që do të jetë nën urdhrat e Zidane në mes të qershorit, sapo të mbushë 18 vjeç.

Për portën zgjedhja e parë shkon për brazilianin e Romës Alisson Becker, falë moshës, potencialit dhe faktit se kushton më pak se David De Gea apo Courtois. Emri i vetëm që lakohet për mbrojtësin e djathtë deri më tani është ai i Alvaro Odriozolas, klauzola e të cilit te Real Sociedad është 40 milionë euro.

Në qendrën e mbrojtjes Jose Maria Gimenez i Atletico Madridit është një kandidat i përshtatshëm, për të cilin “Los Blancos” mund të paguajnë edhe klauzolën prej 65 milionë eurosh.

Alternativat e tjera përfshijnë Skriniar të Interit dhe Alessio Romagnolin e Milanit, që mendohet se do të kushtojnë rreth 60 milionë euro. Reali synon te të rinjtë me karakter dhe të ardhme premtuese, për të nisur një tjetër edicion me grintën prej kampioni, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mediat: Dua Lipa kaloi natën me yllin e Realit pas finales së Champions

Mediat: Dua Lipa kaloi natën me yllin e Realit pas finales së Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com