• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Financial Times: Vuçiç i jep dritën jeshile ndërtimit të minierës së litiumit në Serbi

by A M
16/06/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin, raportoi të dielën Financial Times.

Vuçiç tha për gazetën se “garanci të reja” nga gjiganti botëror i minierave dhe nga Bashkimi Evropian duket se do t’i adresojnë shqetësimet e Serbisë, nëse standardet e nevojshme mjedisore do të plotësohen në luginën perëndimore të Jadarit.

Rio Tinto tha në një komunikatë për Reuters: “Ne besojmë se Projekti Jadar ka mundësi për t’u bërë aset i klasit botëror, i cili mund të shërbejë si katalizator për zhvillimin e zinxhirit të EV [veturave elektrike] në Serbi”.

I cilësuar si material kritik nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, litiumi përdoret për bateritë e automjeteve elektrike dhe celularëve.

Vuçiç tha se miniera mund të hapet më 2028, duke shtuar se ajo parashikohet t’i prodhojë 58.000 tonë litium në vit, gjë që do të “mjaftonte për 17 për qind të prodhimit të EV-së në Evropë – 1.1 milion vetura përafërsisht”.

Më 2022, Beogradi e tërhoqi licencën për projektin e Rios në vlerë 2.4 miliardë dollarë, pas protestave masive.

Më 2021 dhe 2022, aktivistët mjedisorë të Serbisë i mblodhën 30.000 nënshkrime në një peticion që kërkonte që Parlamenti ta miratojë një legjislacion për ndaljen e kërkimeve për litium në vend./REL

Next Post
Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës, Rama poston fotot

Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës, Rama poston fotot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com