• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillon koha e Albin Kurthit

by Mero Baze
06/02/2021 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti Kosovë.

Nuk duhet të vajtoni për ato që janë fshirë pasi kanë qenë të gjithë marrëzira. Aty ka qenë e dokumentuar se ky Albin Kurti luftoi Marrëveshjen e Rambujes nga Prishtina, si kundërshtoi ardhjen e trupave ndërkombëtarë, si u përlesh me UNMIK, si kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, si kundërshtoi EULEX apo bisedimet ndërkombëtare për Kosovën. Të gjitha kanë qenë gjepura, për të relativizuar suksesin politik të Kosovës dhe për të ngritur profilin e tij politik.

Gjithkush që e ka sulmuar Albin Kurtin për ato që ka bërë ka qenë në rregull. Biles dhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla në rregull kanë qenë që e kanë sulmuar si Hugo Chaves, pasi ashtu ka qenë. Tani nuk janë në rregull.  S’di pse Vjosa u nxitua që tha “kam qenë e manipuluar”, pasi ndërkohë Albini po i fshinte vet marrëzitë e jetës së tij. Pra Albini kishte reflektuar ndërkohë që Vjosa kërkonte ndjesë. Ajo thjeshtë mund të thoshte që Albini ka qenë i manipuluar e tani po sillet normal.

Tani të dielën që vjen jeni më të qetë. Mos kini frikë nga gjithë marrzite që ka bërë Albini. Ai i fshiu ato. I harroi. Nuk i duhen më. As kauza e bashkimit Kombëtar nuk i hynë më në punë Sic ka thënë Vjosa i takon brezave që vijnë. Glauku mund të tërhiqet dhe nga kërkesa që ambasada të mos jetë në Jerusalem, se nuk është se  e kishte seriozisht. Ja kanë kërkuar ca votues myslimanë, por pas zgjedhjeve e fshijmë dhe këtë deklaratë.

Pas kësaj e vetmja pyetje është kush janë këta që po vijnë ën pushtet?

E shkuara e tyre nuk ekziston më, se ata e mohuan vet. Identiteti i tyre politik, është një amalgamë, majtisto- enveriste, pastaj rugoviste, pastaj muslimano- erdoganiste, antisemite, e deri tek antiamerikane. Të gjithë së bashku kanë vënë në qendër Albin Kurtin, i cili ka aftësinë e duhur të mos ketë më turp nga asgjë që ka bërë, mjafton të marr pushtetin. Kanw  dhe Vjosën, paksa të hutuar nga droja, se mos e manipulojnë përsëri.

Të dielën që vjen në pushtet vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë,  të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit fshijnë gjurmët nga kanë ardh. Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin.  E diela që vjen është fillimi i kohës së Albin Kurthit.

Next Post
Ambasada ruse: Edhe pas refuzimit të Ramës, gati ta ofrojmë vaksinën “Sputnik V”

Ambasada ruse: Edhe pas refuzimit të Ramës, gati ta ofrojmë vaksinën “Sputnik V”

Comments 1

  1. Tare Toska says:
    5 years ago

    E Albin Skuthit më e pakta.

    Reply

Leave a Reply to Tare Toska Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In