• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

by E B
24/03/2026 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po marrin një kthesë të re, teksa shtetet e Gjirit po shqyrtojnë përfshirjen e tyre në operacione ushtarake.

Sipas raportimeve të New York Times, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, po i bën presion Presidentit amerikan Donald Trump që të vazhdojë luftën kundër Iranit, duke e cilësuar këtë si një “mundësi historike” për të riformësuar rajonin.

Në të njëjtën kohë, burime iraniane i kanë thënë CNN-it se ka pasur kontakte mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa Irani është i gatshëm të dëgjojë propozime “të zbatueshme” për t’i dhënë fund konfliktit.

Raportime të BBC-së shtojnë një tjetër dimension, duke theksuar se qindra miliona dollarë në kontrata nafte u zhvendosën pak minuta para se Trump të njoftonte shtyrjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke ngritur pikëpyetje mbi prapaskenat financiare të krizës.

Ndërkohë, në fushën e betejës, luftimet vazhdojnë në ditën e 25-të të konfliktit. Teherani ka kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj Tel Avivit dhe Haifës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Izraeli, nga ana tjetër, ka bombarduar Bejrutin dhe zona të tjera në jug të Libanit ku ndodhen luftëtarët e Hezbollahut, të cilët janë kundërpërgjigjur me raketa.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe në Jerusalem, pasi ushtria izraelite paralajmëroi për një tjetër breshëri raketash të lëshuara nga Irani.

Klima e pasigurisë po intensifikohet, me SHBA-të, Izraelin dhe Iranin që duket se kanë perspektiva të ndryshme për afatet kohore të konfliktit. Në këtë sfond, NATO dhe fuqitë rajonale po monitorojnë zhvillimet, ndërsa trilleri diplomatik vazhdon me negociata të ndërlikuara dhe prapaskena financiare.

Next Post
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com