• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fieri ‘mbytet’ nga tymi i plehrave, Subashi: Nesër situata do të vihet nën kontroll! PD vjen këtu për SHOW

by A R
29/07/2021 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi siguron në një deklaratë për mediat se nesër deri pasnesër problemi i djegies së mbetjeve urabane merr zgjidhje dhe situata do të jetë nën kontroll.

Ai thotë se 30 gushti do të jetë afati maksimal i zgjidhjes përfundimtare të kësaj situate dhe më pas do të mbyllet fusha 74-vjeçare e vend depozitimit të mbetjeve urbane të Fierit për të filluar me inceneratorin.

‘”E mbani mend që në 2015 kemi marrë atë vendim për faktin se kjo situatë që shohim sot ka qenë e vazhdueshme ndër vite. Vazhdimisht plehrat digjeshin, kjo ishte arsyeja që njën dër vendimet e para ishte shpallja e emergjencës mjedisore. Mbi bazën e atij vendimi kishim mbështetjen e qeverisë. Sot që flasim ky problem është i zgjidhur. Sot kemi një vlerë të madhe publike që është gati të presë depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.

Ajo çfarë ka ngelur dhe ka mbetur në ditët e fundit është rehabilitimi i rrugëve që na çojnë tek inceneratori. Nuk kanë qenë rrugët e bëra. Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori ësthë e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjn shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin.

Nëse punohet apo jo e shihni vetë, më vjen mirë se keni qenë këtu. Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme ëshët që situata është marrë nën kontroll. Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eleminojmë tymrat. Sa i përket atij që më thatë, ishte shfaqje, ‘shoë’ i radhës. Ka menduar të duket njëherë natën këtu ose i kanë thënë nga qendra të vij. Nëse do e kishte realisht shqetësim, sot ishte dita e tretë, do të ishin këtu, do të vinin”– tha Subashi.

/a.r

Next Post
“Kriminelët fitojnë tenderat në Fier”, Subashi flet për akuzat e Koçit: SPAK nuk ka ardhur në zyrat e Bashkisë

"Kriminelët fitojnë tenderat në Fier", Subashi flet për akuzat e Koçit: SPAK nuk ka ardhur në zyrat e Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com