• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

by A. Q
25/09/2026 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka qenë “viktima” e radhës e protestuesve në Tiranë, të cilët i kanë shkuar në kafe me thirrjet: “Burg!”, “Burg!”, “O hajdut”.

Ish-ministri i Brendshëm ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer vetëm me fraza:

“Ik se latë nam”.

Ajo që ka reaguar ka qenë bashkëshortja e tij, Delina Fico që është shfaqur shumë e shqetësuar nga thirrjet. Ajo ka tentuar të qëllojë me shishe uji në drejtim të protestuesve.

Ditën e sotme, Fico ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku tregoi se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ajo u shpreh se nuk u përmbajt dot dhe u irritua kur protestuesit nisën të përmendnin edhe atë.

Sipas Ficos, protestuesit kishin 5 minuta që shanin para se ajo të bënte atë reagim. E pikërisht kur ajo mori shishen e ujit për ta hedhur në drejtim të tyre, ata hapen kamerat menjëherë.

Zonja Fico dënon dhunën dhe shprehet se tani jemi në demokraci dhe mund të dalim të protestojmë për të gjitha pakënaqësitë që kemi.

Pjesë nga intervista:

Delina Fico: Ne ishim në një lokal me miqtë. Ishin disa të rinj që nxorën kamerat dhe thonin ‘hajdut’. E më pas shtuan dhe gruan e aty u irritova. Nuk u përmbajta dhe i gjuajta me shishen e ujit. Bledi dhe miqtë më thanë mos i konsidero se atë vëmendje duan. Një ngjarje e trishtuar. Grupi ishte rreth moshës 20 vjeç. Ju drejtova më shumë vajzave që ishin aty dhe do kisha dëshirë ti takoja e të flisja me to, është një qëndrim i gabuar. Më lënduese ishte që grupi i të rinjve rrinte djathtas, ndërsa një burrë më i madh rrinte në të majtë dhe i dirigjonte, vetë fshihej si skuth. Gabim ata dhe gabim ndoshta unë që reagova ashtu. Ata vajza e djem nuk dinë për punën time, as për punën e partnerit tim. Është një tjetër gjë të kritikosh e të protestosh.

Sidorela Gjoni: A është e gjithë ngjarja ajo që pasqyrohet në video?

Delina Fico: Kishin 5 minuta që shanin para se unë të reagoja, kur ata e tepruan, sidomos kur më përfshinë mua. Unë bashkëjetoj me Bledi Çuçin, po nuk merrem me politikë. Ata kanë transmetuar vetëm momentin kur kam hedhur shishen e ujit.

Sidorela Gjoni: Çfarë mendon tani që sheh atë video?

Delina Fico: Më vjen shumë keq, jam e trishtuar. Pse disa të rinj i lejojnë vetes të të ofendojnë. Kanë problemet e tyre, të dalin në protestë. Unë mendoj se bëra gabim që qëllova me shishe por ndihem e fyer thellë. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kam 40 vjet punë mbi shpatulla e le të më gjykojnë për çfarë kam bërë në jetë. Thonin Bledi Çuçi dhe gruaja hajdut, në burg. Përsëritet disa herë fjala grua dhe aty reagova. Është tepruar shumë. E di ca ishte më fyese? Fakti që hapën kamerat menjëherë, nuk ë bëjnë se ju vjen nga zemra, por e bëjnë për të të filmuar sipas skenarit, të dalin në media dhe që menaxhohen nga burri që ishte aty. Manipulim i situatës.

Sidorela Gjoni: Çfarë komunikuat me zotin Çuçi?

Delina Fico: Këto që po të them ty. Pse ka ardhur puna kështu? Pse nuk jemi qytetarë që ta shprehim zemërimin tonë aty ku duhet? Jemi të gjithë qytetarë të këtij vendi. Ke pakënaqësi ndaj shtetit, dil në protestë. Janë metoda fashiste, duan të mbjellin pasiguri në vend. Ata mund të vinin të flisnin me mua dhe të më thonin jemi shumë të pakënaqur. I kemi të gjithë instrumentet të bëjmë grevë, protestë, duhet të marrë fund urrejtja. Kjo urrejtja e madhe për njerëzit e zgjedhur tani është vulgare, nuk të çon askund. Janë të manipuluar nga ai që ishte aty për të nxitur konflikte sociale.

Sidorela Gjoni: Përtej incidentit, cili është mendimi juaj personal për protestën?

Delina Fico: Protestat paqësore kanë mbështetjen time që nga dita e parë. Kam shoqëri dhe kushërinj që dalin në protestë, është e drejta e tyre. Ka patur njerëz që më kanë mbështetur, edhe ata që dalin në protestë sepse duan qytetari. Dhuna sjell dhunë. Konfliktet zgjidhen me institucionet.

Sidorela Gjoni: A mendoni që një person që është i zgjedhur me votë nga njerëzit duhet të kishte një reagim tjetër?

Delina Fico: Bledi është politikan, jo se është partneri im, është një nga figurat politike më me integritet. Nuk është hera e parë që i ndodh, nuk e meriton sulmin në kohën e tij të lirë kur është me familjen. Siç nuk dua që Bledi të flasë në emrin tim, as unë nuk mund të flas në emrin e tij.

Sidorela Gjoni: A ju vjen keq që iu linçojnë?

Delina Fico: Shumë keq më vjen, e kam thënë disa herë, jam një grua, bashkëjetoj me Bledin, kam punën time. Jam kundër dhunës ndaj çdo politikani, gazetari apo aktivisti. Është vijë e kuqe në jetën time dhuna.

Next Post
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

September 28, 2026
Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com