• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

by A. Q
25/09/2026 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra spitalore në vend, është anuluar nga autoriteti kontraktor.

Procedura, me objekt ofrimin e shërbimit të hemodializës në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për një periudhë 48-mujore, kishte një fond limit prej 4 miliardë e 591 milionë lekësh pa TVSH.

Tenderi ishte zhvilluar me procedurë të hapur dhe në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator, kompania Diaverum AB. Subjekti ishte shpallur fitues më 10 shtator 2026, me një ofertë prej 4 miliardë e 440 milionë e 664 mijë e 800 lekësh pa TVSH.

Megjithatë, procedura është anuluar më pas, ndërsa sipas të dhënave të publikuara në sistemin Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, shkak për anulimin është bërë konstatimi i “gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.

Procedura kishte nisur më 17 gusht dhe afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 1 shtator, pra vetëm 15 ditë pas publikimit të njoftimit, informon TCH.

Në dokumentet e tenderit, autoriteti kontraktor e kishte justifikuar shkurtimin e afatit me urgjencën për garantimin e vijimësisë së shërbimit të hemodializës, duke e cilësuar atë si një shërbim shëndetësor esencial dhe jetik.

Argumentimi lidhej edhe me përfundimin e kontratës ekzistuese dhe kohën e nevojshme për zhvillimin e një procedure të re.

Anulimi vjen në nisje të drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga ministrja e re Klodjana Spahiu. Tashmë pritet që për shërbimin e hemodializës të ndiqet një procedurë e re prokurimi, pas konstatimit të problematikave në dokumentet e tenderit të parë.

Tenderi kishte tërhequr vëmendje edhe për faktin se në garë kishte vetëm një konkurrent, ndërsa procedura ishte shënuar me “RedFlag” në analizën e të dhënave të prokurimit.

Ky shënim lidhet me rrethana që mund të sinjalizojnë risk potencial në aspektin e pajtueshmërisë ligjore apo të praktikave të prokurimit, por nuk përbën në vetvete konstatim të një shkeljeje apo korrupsioni.

Next Post
Gjoba prej 120 milionë eurosh, SHBA mbështet Musk në përplasjen ligjore me BE-në -

Gjoba prej 120 milionë eurosh, SHBA mbështet Musk në përplasjen ligjore me BE-në -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt dhe largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

September 26, 2026
Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

September 26, 2026
E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

September 26, 2026
EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

September 26, 2026
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com