Policia e Fierit ka arrestuar 13 persona në një operacion kundër prostitucionit, ndërsa 11 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, shkruan Panorama.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “ÇESKU”, pas një hetimi tre mujor me metoda speciale të hetimit.
Nga ky operacion u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Luan Zijaj, 54 vjeç, banues në Fier, për veprat penale: “Shfytëzim prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, N.A, 32 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”, Tahir Spahiu, 56 vjeç, banues në Rroskovec, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”, dhe gjashtë shtetase me inicialet: S.L., V.B., A.G., L.L., D.F., dhe S.Y.
Veç tyre u ndaluan edhe katër shtetas.
Sipas policisë, Luan Zijaj, gjatë një periudhe disa mujore ka shfrytëzuar për prostitucion 6 shtetaset e mësipërme me pagesë që arrinte deri në pesëdhjetë mijë lekë të vjetra.
Ndiqen në gjendje të lirë 11 shtetas të tjerë për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier.