• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Festë e shpresës për të ardhmen”, uron Begaj: Politika t’u japë përparësi interesave të qytetarëve

by A R
31/12/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri.  Ai u shpreh se kjo festë na afron më pranë me njëri –tjetrin.

“Afrimi i Vitit të Ri përbën një moment të veçantë për të gjithë ne. Është festë e shprehjes së ngrohtësisë familjare dhe shoqërore rreth tavolinave të mbushura me dashuri. Është festë e mirëseardhjes dhe e shpresës për të ardhmen, festë që nuk na ndan, por na afron më pranë me njëri-tjetrin. Kjo është festa e të gjithëve.

Dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, vëllezërve dhe motrave në Kosovë dhe në rajon, një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë”, tha Begaj.

Sipas Begajt, vitin që lëmë pas pati disa zhvillime pozitive duke theksuar forcimin e pozitës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë.

“Treguam se ndonëse vend i vogël, i kemi të gjitha mundësitë që të jemi faktor në rajon dhe kontribuues për paqen në botë”, tha ai.

Po ashtu theksoi se shteti jonë duhet të vijojë rrugën për t’u konsoliduar si shtet i së drejtës.

“I bëj thirrje të gjitha forcave politike që pavarësisht dallimeve t’i japin përparësi interesave të qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe aspirata kryesore për vitin në vijim mbetet shtet i konsoliduar i së drejtës, drejtësi e gjithëpranishme sociale dhe reduktimi i polarizimit në shoqëri politik dhe ekonomik”, tha ai.

FJALA E PRESIDENTIT BEGAJ ME RASTIN E FESTËS SË VITIT TË RI 2024

Të dashur bashkëkombas,

Afrimi i vitit të ri përbën një moment të veçantë për të gjithë ne. Është festë e shprehjes së ngrohtësisë familjare e shoqërore rreth tavolinave të mbushura me dashuri.

Është festë e mirëseardhjes dhe e shpresës për të ardhmen, festë  që nuk na ndan, por na afron më pranë njëri -tjetrit.

Kjo është festa e të gjithëve.

Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime mbi rrugëtimin tonë të përbashkët dhe aspiratat për ardhmen.

Viti që lëmë pas pati zhvillime pozitive. Këtu  veçoj forcimin e pozitës tonë ndërkombëtare dhe rritjen e reputacionit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë.

Treguam se ndonëse vend i vogël, i kemi të gjitha mundësitë të jemi faktor në rajon dhe kontribues për paqen në botë.

Megjithatë, rritja e rolit tonë në arenën ndërkombëtare dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë, nuk mund të kuptohen pa politika të mira brenda vendit.

Këtë vit, miliona turistë vizituan vendin tonë. Në Shqipëri ata gjetën jo vetëm bukuritë e natyrës, por edhe mikpritjen tradicionale të shqiptarëve.

Gjithashtu, vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Jemi të vetëdijshëm se procesi nuk është vetëm një ushtrim i thjeshtë administrativ, por transformim i thellë institucional dhe shoqëror.

Sistemi i drejtësisë, i ka të gjitha mundësitë të jetë mishërues i këtij transformimi.

Beteja për shtetin e së drejtës nuk është as e përfunduar as e fituar.

Ne kemi ende shumë rrugë për të bërë që shteti ynë të jetë i drejtë dhe transparent.

Ndërsa një rrugë më e gjatë është ajo drejt drejtësisë sociale.

Për këto dy aspekte themelore të drejtësisë, asaj  juridike dhe sociale, i bëj thirrje të gjitha forcave politike, që pavarësisht dallimeve, t’i japin përparësi interesave të qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe aspirata kryesore për vitin në vijim mbetet shteti i konsoliduar i së drejtës, drejtësi e gjithëpranishme sociale dhe reduktim i polarizimit në shoqëri, politikë dhe ekonomi.

Shprej bindjen se me politika të drejta dhe stimuluese ekonomike, me investime publike të mençura, me koordinim ndërsektorial dhe duke administruar me eficiencë burimet njerëzore, e ardhmja do të jetë më e sigurt dhe begatë.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë për të krijuar mundësi të reja, tërheqëse, që të rinjtë të duan ta ndërtojnë jetën  e tyre këtu, në atdhe.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, vëllezërve dhe motrave në Kosovë e në rajon një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të  begatë.

Më lejoni që në mbyllje të këtij mesazhi të ndalem, te njerëzit e thjeshtë, te punëtorët dhe profesionistët e angazhuar për të mirën personale dhe për të mirën e vendit.

Dua t’ju them se secili prej jush e të gjithë ne bashkë, jemi Shqipëria. Të gjithë bashkë japim kontributin në ndërtimin e një të ardhme më të mire e më të qëndrueshme.

Këtë prag viti të ri, le ta shohim bashkërisht të ardhmen me besim te vetja dhe te vendi. Vetëm kështu do të dimë të hapim horizonte shprese.

Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen!

/a.r

Next Post
Selia e heshtur, një grup mbështetësish kafe poshtë shtëpisë së Berishës

Selia e heshtur, një grup mbështetësish kafe poshtë shtëpisë së Berishës

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Altin Shira, ka një këngë ;

    Jom i omël,
    Jom i omël,
    Jom i omël,
    Si sherbet…..

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Kure uron shqiptaret i quajturi president,bytheci i k/hajdutit edvin karapushtit,knaqsi e madhe per ne.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In