• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ferrari: Ne jemi të hapur për djalin e Schumacher-it

by Java News
15/09/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, ka thënë se dyert e kësaj skuderie të Formula 1 do të jenë gjithmonë të hapura për djalin e Michael Schumacherit, Mick, nëse vendos që të shkojë hapave të babait për të qenë pjesë e kësaj bote të garave. Babai i Mickut 19-vjeçar, Michaeli, ka fituar pesë prej shtatë titujve të tij në Formula 1 me bolidin e Ferrarit. Schumacher e ka shëndrruar Ferrarin në skuderinë me të suksesshme në këtë sport, mirëpo janë gati dy dekada pa titull në konkurrencë të konstruktorëve.

Mick Schumacher aktualisht është i dyti në renditjen e përgjithshme të Formula Three dhe po përcillet me vëmendje të madhe nga disa prej skuderive të Formula 1. Micku i ka fituar gjashtë prej dhjetë garave të tij të fundit, transmeton Koha Ditore.

“Gjëja më e rëndësishme për Mickun është që të zhvillohet edhe më tej si pilot dhe të mos ketë presion. Rezultatet e tij të fundit janë fantastike dhe besoj se ai do të ketë një karrierë të ndritur. Nëse vendos që të futet në Formula 1, ai gjithmonë do ta ketë derën e hapur për të qenë pjesë e Ferrarit. Ne duam që ai të vazhdoj të shkruaj historinë, siç ka bërë babai i tij”, ka thënë Arrivabene. “Ne nuk mund të injorojmë një emër të tillë. Megjithatë, nuk duam që Mick të ketë presion, ndonëse rezultatet e tij kanë bërë që ai të përcillet nga shumë skuderi të F1”.

Mick Schumacher prej aksidentit të Michaelit në vitin 2013 po përkrahet në F3 nga Mercedesi. Ai edicionin e ardhshëm pritet të transferohet në F2, por deri në fund të këtij edicioni Mick mund të tubojë pikë që do t’i mundësojë të pajiset me licencën për të garuar në F1, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tirana një nga tre qytetet që kanë pësuar transformimin më të thellë në 2018

Tirana një nga tre qytetet që kanë pësuar transformimin më të thellë në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In