• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

by Java News
14/11/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genet e nënës përcaktojnë se sa të zgjuar janë fëmijët, ndërsa ato të babait nuk bëjnë asnjë diferencë.

Sipas ekspertëve, gratë kanë më shumë gjasa të transmetojnë genet e inteligjencës tek fëmijët e tyre, sepse ato mbahen në kromozomin X dhe gratë kanë dy prej tyre, ndërsa meshkujt kanë vetëm një.

Por përveç kësaj, shkencëtarët tani besojnë se genet për funksionet e avancuara të trashëguara nga babai mund të çaktivizohen automatikisht.

Një kategori e geneve të njohura si “gene të kushtëzuara” mendohen të punojnë vetëm nëse vijnë nga nëna në disa raste dhe babai në raste të tjera. Inteligjenca besohet të jetë midis geneve të kushtëzuara që vijnë nga nëna.

Siç shkruan e përditshmja britanike “The Independent“, studimet laboratorike duke përdorur minj gjenetikisht të modifikuar konstatuan se ata me një dozë shtesë të geneve të nënës, zhvilluan kokë dhe tru më të madh, por kishin trupa të vegjël. Ata me një dozë shtesë të geneve atërore kishin tru të vogël dhe trupa më të mëdhenj.

Shkencëtarët identifikuan qelizat që përmbanin vetëm gene të nënës, ose të nënës në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit të miut, që kontrollonin funksione të ndryshme, nga zakonet e të ngrënit deri te kujtesa.

Qelizat me gene atërore u gjetën të akumuluara në pjesë të sistemit limbik, që përfshihen në funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe pjesët agresive të trurit. Por studiuesit nuk gjetën asnjë qelizë atërore në korteksin cerebral, ku ndodhen funksionet më të avancuara, të tilla si arsyetimi, mendimi, gjuha dhe planifikimi.

Megjithatë, hulumtimet gjithashtu e bëjnë të qartë se genetika nuk është përcaktimi i vetëm i inteligjencës, por vetëm 40 deri në 60 përqind e inteligjencës vlerësohet të jetë trashëguese, duke lënë një pjesë të varet nga mjedisi.

Nënat gjithashtu thuhet të luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë pjesë jo genetike të inteligjencës, me disa studime që sugjerojnë një lidhje të sigurt midis nënës dhe fëmijës është e lidhur ngushtë me inteligjencën.

Një lidhje e fortë me nënën mendohet t’u japë fëmijëve një ndjenjë sigurie, që u lejon atyre të eksplorojnë botën dhe besimin për të zgjidhur problemet. Përveç kësaj, nënat e devotshme dhe të vëmendshëm kanë tendencë t’i ndihmojnë fëmijët të zgjidhin problemet, duke i ndihmuar më tej ata për të arritur potencialin e tyre.

a.ç

Next Post
‘Mirëmbrëma nga kazani’, Rama: Mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat

'Mirëmbrëma nga kazani', Rama: Mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

July 12, 2026
Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

July 12, 2026
Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In