• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët e Tiranës “pushtojnë” Parkun Rinia, Veliaj: Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë historia më e bukur e qytetit

by Java News
05/06/2022 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo ishte një e dielë krejt ndryshe për fëmijët e kopshteve të Tiranës. Sot Parku Rinia ishte më i mbushur se kurrë me zërat e fëmijëve, që iu bashkuan nismës “Tirana në sytë e fëmijëve” – një mundësi që fëmijët të shprehnin me duart e tyre se si e shikojnë ata të ardhmen e qytetit ku jëtojnë.

Nismës që ka udhëtuar nëpër të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, iu bashkua edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se transformimi i çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet është historia më e bukur e suksesit. “Të gjitha edukatoret, kujdestaret, psikologët, kuzhinieret, pastrueset, rojet, të gjithë ata që na ndihmojnë çdo mëngjes kur kalojmë rrugën, të gjithë ata që sigurohen që kopshtet tona funksionojnë siç duhet, meritojnë një duartrokitje sot. Çerdhet dhe kopshtet tona janë kthyer në historinë më të bukur të suksesit në Tiranë. Pa ndihmën e secilit prej jush, sot nuk do t’i kishim kopshtet model, që na i ka zili gjithë Shqipëria”, tha Veliaj.

Ai theksoi se pavarësisht debateve apo diferencave në bindje politike, më e rëndësishmja është dashuria për familjen. “Ka shumë njerëz që më kritikojnë – madje mund të ketë edhe këtu mes jush – më thonë: Ç’a merresh me kalamajtë, ata as paguajnë taksa, as votojnë! Por, pyetja e duhur është: A do mendojmë për zgjedhjet e ardhshme apo për brezin e ardhshëm? Ne duhet të mendojmë për brezin e ardhshëm. Politika bën punën e saj, një herë në katër vjet do të ketë debat, por unë besoj se partia më e rëndësishme është familja jonë e madhe. Nëse i kushtojmë energji, dashuri, kohë kësaj familjeje të bukur, gjërat e tjera nuk kanë rëndësi”, shtoi ai.

Veliaj i siguroi prindërit për vëmendje maksimale nga ana e bashkisë për përkujdesjen e fëmijëve në kopshte, duke filluar nga ushqimi gjer te aktivitetet sportive. “Kur një prind sjell fëmijën në institucionin tone, na ka besuar ditën e syve, njeriun më të shtrenjtë që ka në jetë, dhe ne e marrim seriozisht trajtimin e tyre, duke filluar nga ushqimi, tek edukimi si qytetarë dhe aktiviteti fizik. Me kaq shumë talente, me kaq shumë dashuri dhe me kaq shumë qytetari që ka Tirana, ditët më të bukura, ky qytet do i ketë përpara”, deklaroi Veliaj.

Më pas, fëmijët dhe prindërit e tyre ndoqën dhe koncertin festiv ku protagonistët kryesorë ishin vetë të vegjlit./m.j

Next Post
Patriarku socialist/ Kur zgjidhej presidenti 20 vite më parë, Dritëro Agolli: PS të dalë me një kandidat, ja pse jam për Meidanin

Patriarku socialist/ Kur zgjidhej presidenti 20 vite më parë, Dritëro Agolli: PS të dalë me një kandidat, ja pse jam për Meidanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In