• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patriarku socialist/ Kur zgjidhej presidenti 20 vite më parë, Dritëro Agolli: PS të dalë me një kandidat, ja pse jam për Meidanin

by Java News
05/06/2022 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si sot 20 vite më parë, Shqipëria ka qenë sërish në momente debati për emrin e ri të presidentit.

Në kronikat e kohës, partriarku i Partisë Socialiste Dritëro Agolli propozonte Rexhep Meidanin.

Kronika e plotë

Përse Agolli propozon Rexhep Meidanin dhe si e parashikon ai rrjedhjen e ngjarjeve të mëvonshme: Aleatët e PD do votonin edhe kasapin e lagjes sime e jo më Nanon. Nuk mund të humbin vendet që kanë në parlament

Agolli: Në Kuvend fiton Meidani

“Ai është më i ekuibruar dhe më përfaqësues”

Dritëro Agolli komenton zgjedhjen e presidentit dhe thotë se Meidani është më favorit se Nano, por vetëm nëse arrin të shkojë në Parlament si kandidat.

Sipas Agollit, Meidani është më i ekuilibruar dhe i kujdesshëm me partinë.

Presidenti i ri e ka ndezur së tepërmi debatin, pikërisht edhe nga fakti se prej komunitetit ndërkombëtar është hedhur ideja e një figure konsensuale. Si e gjykoni ju këtë, si dhe emrat që janë diskutuar deri më tani jashtë politikës, si profesor Ylli Popa apo doktor Petrela?

“Presidenti duhet propozuar nga forcat politike, sepse këtë punë kanë, mazhoranca jep të sajët dhe opozita propozon të sajët, dhe cili të ketë vota më shumë, fiton. Sipas meje, kjo punë e presidentit është çështje e forcave që janë në pushtet. Nëse nuk e propozojnë këta, kot sa fitojnë zgjedhjet, se presidentin mund ta marrë dikush që ka një për qind. Kjo është e ngatërruar, se është si falje pushteti një tjetri. Këta që flasin për konsensual, janë të djathtë, por meqenëse këtu janë të majtët në pushtet, ata nuk e pranojnë. Kjo puna e presidentit konsensual është si sjellja e princ Vidit në Shqipëri. Europa na zgjodhi një mbret dhe e dërgoi këtu për stabilitet. Nuk them se përsëritet historia 100 për 100, por përsëritet në njëfarë mënyre. Ata, meqë kanë frikë për stabilitetin këtu, atëherë thonë që të zgjidhet një “Princ Vidi”. Ne që e mendojmë veten si të pavarur dhe shtet demokratik, s’mund ta pranojmë këtë. Unë mendoj që s’duhet lejuar askush që të thotë këtë dhe ta marrë partinë e romëve për shembull dhe të thotë zgjidhe ti presidentin. Ju më pyetët për persona që janë jashtë politikës. Unë s’para e besoj se mund të ketë të tillë, sepse të gjithë këta që propozohen, qoftë edhe jashtë partive, nga shoqëria civile, siç thonë, këta janë të lidhur me partinë. Doktor Petrela ka qenë kandidat i PD-së disa herë, domethënë nuk është një njeri i paprekur nga politika. Po kështu edhe Ylli Popa, dihet se anon nga PS-ja, se vetë origjina e tij të nxjerr në këtë përfundim”.

Sipas jush, si duhet të zgjidhet atëherë presidenti i ri i vendit?

“Puna është që të zgjidhet një njeri që të mos jetë partiak fanatik. Të tilla ka shumë. Fjala vjen, Sabri Godo s’është fanatik si kryetari i Partisë së tij, Mediu. Eshtë një njeri me logjikë të ekuilibruar. Apo edhe Pjetër Arbnori, nuk është fanatik apo, si i thonë, trim i marrë apo nga ata që thotë “unë do bëj kërdinë”. Ne duhet të zgjedhim nga këta njerëz, që të thonë “unë nuk do të bëj kërdinë”, por jo duke menduar se nuk duhet të jenë në ndonjë parti. Edhe në qelq t’i vësh, do t’i shkojnë sytë te një parti. Puna është se duhet t’ua mbushim mendjen këtyre dy forcave politike të mëdha, që të bëjnë një propagandës që ky njeri, kushdoqoftë, të jetë i përshtatshëm”.

Moszgjedhja e presidentit pritet të shkaktojë një krizë të rëndë për faktin se do të ribëhen zgjedhjet, mbase edhe disa herë, mendoni se mund të ndodhë kjo?

“Nëse nuk bojkotohet Parlamenti nga opozita, fiton ai që do të propozojnë socialistët. Pse do të ndodhë kjo… sepse ata që janë veçanërisht të interesuar që të mos bëhen zgjedhjet, janë deputetët e forcave të vogla politike. Ata nuk duhet të humbin atë mirëqenie që kanë (marrin 1.5 milionë rrogë në muaj)… po të mos zgjidhet presidenti, vjen kriza me zgjedhjet… Po a do ta fitojnë me këtë rrogë? Vështirë. Ata thonë: Më mirë të rrimë dhe të zgjidhet edhe shejtani vetë, sesa të ikim kaq shpejt”.

Dy rivalët më të mundshëm nga kandidaturat politike duket se janë Nano dhe Meidani. Ju si mendoni, kush fiton mes tyre?

“Varet. Po të propozohet nga Parlamenti, fiton Meidani, por, po të vendoset kjo gjë nga KPD-ja e socialistëve, atje vihet një pikëpyetje e madhe, sepse nuk dihet. Nga Parlamenti e ka më të sigurt. PS-ja do çojë vetëm një kandidaturë, sepse ndahen votat dhe nuk fiton asnjë. Puna është te KPD-ja, se cilin do të propozojë. Me këto lëvizjet e reja që janë, nuk dihet ç‘ndodh. Meidani fiton në Parlament se është më i ekuilibruar; është i kulturuar, më përfaqësues dhe që nuk i shtyn në nxitje partitë. Ne kujtojmë Berishën kur bërtiste si president kundër forcave politike. Meidani është i matur, nuk ofendon asnjë. Ai mban ekuilibër, mbase nga frika për të mos e prishur demokracinë, për të mos ndërhyrë në punët e partisë. Për këtë e quajnë Meidanin si inaktiv. Po të ndërhynte, do ta sulmonin. Disa parti kujtojnë se e kanë pronë Shqipërinë dhe Meidani është treguar i kujdesshëm me ta”./m.j

Next Post
Zjarr në ishullin e Sazanit, “zbarkon” urgjent ushtria për të neutralizuar flakët

Zjarr në ishullin e Sazanit, "zbarkon" urgjent ushtria për të neutralizuar flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

July 31, 2026
Vijon radha kilometrike e mjeteve në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Vijon radha kilometrike e mjeteve në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

July 31, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Përgjegjësia e madhe e Drejtësisë së re për të lehtësuar situatën

July 31, 2026
FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin

FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin

July 31, 2026
Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

July 31, 2026
Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve

Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve

July 31, 2026
Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

July 31, 2026
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

July 31, 2026
“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

July 31, 2026
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Lufta SHBA-Iran nuk ndalet/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje!

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com