• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federata kosovare pret me ankth përgjigjen nga FIFA për 7 futbollistë

by A R
03/09/2016 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova do të zyrtarizohet të hënën si Kombëtarja më e re në botë. Përfaqësuesja kosovare do të debutojë në një fazë eliminatoresh dhe do të zhvillojë takimin e parë zyrtar të saj. Kosova është përfshirë në Grupin I të eliminatoreve të kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Më 5 shtator, ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki do të luajë në Finlandë ndaj përfaqësueses vendëse takimin e parë eliminator. Por, stafi teknik është në ankth për sa u përket shtatë lojtarëve kryesorë. Federata Kosovare e Futbollit është duke pritur përgjigjen pozitive nga FIFA për futbollistët nëse do të mund të luajnë me përfaqësuesen kosovare ose jo.

Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Milot Rashicën, Herolind Shalën, Vedat Muriqin dhe Valon Berishën, të cilët më parë janë aktivizuar me përfaqësuese të tjera. Pavarësisht se këta lojtarë janë grumbulluar me Kosovën, mediat kosovare kanë bërë të ditur se Federata është në pritje të dritës jeshile nga FIFA për këta lojtarë.

Pritet që këto ditë deri përpara ndeshjes të ketë një përgjigje përfundimtare nga organizmi më i madh i futbollit botëror. Ndërkaq, edhe gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë në mediat kosovare dhe ato të huaja se edhe futbollistë që kanë luajtur me Zvicrën si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka apo ndonjë tjetër, kishin shprehur dëshirën për të luajtur për Kosovën, por nuk ishin lejuar nga FIFA.

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret “Rusi 2018” po bën bujë në të gjithë botën. Edhe faqja braziliane “Planotatico” i ka kushtuar një shkrim special Kosovës. “Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një turne zyrtar që kur u pranua si anëtare e FIFA-s. Ata do të bëjnë debutimin e tyre në transfertën e Finlandës. Janë në një grup shumë të vështirë me Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë. Vetëm dy lojtarë nga 25 të ftuar luajnë në futbollin vendës; portieri Flamur Neziri (Feronikeli) dhe Granit Kolshi (Besa e Pejës)”, shkruhet ndër të tjera në faqen braziliane. Aty përmendet edhe diskutimi mes Federatave të Kosovës dhe asaj të Zvicrës për disa lojtarë./panoramasport/a.m.

Next Post
Detajet/ 15 qese me kokainë në çorape, si u pikas shqiptari në Britani

Detajet/ 15 qese me kokainë në çorape, si u pikas shqiptari në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In