• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“FBI”/ Beci: Asgjë s’e ndalon Prokurorinë që të nisë e hetimet për Nezën! Vangjeli: SHBA s’do kursente Ramën, kur s’po e bën me vetë Biden

by Java News
26/01/2023 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- prokurori Eugen Beci tha se SPAK nuk e ndalon asgjë që të nisë një hetim nga Agron Nezës, personi “A” i përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Beci tha se për aq kohë sa Neza është një shtetas shqiptar, mund të nisen hetimet minimalisht për të zbuluar origjinën e parave, kush i ka nisur, si i ka nisur, dhe ku kanë përfunduar. Mirëpo theksoi se gjithçka varet nga hetimet që po zhvillohen në SHBA.

“Nuk e pengon asnjë prokurori që të mund të fillojnë një çështje penale të kryer nga një shtetas shqiptar, edhe pse është kryer jashtë, ne jemi shumë lart në sistemin e drejtësie, prandaj nuk mund të ketë një letër porosi se FBI i mbledh ndryshe provat, prandaj nuk e dimë se kush po hetohet dhe si, por sa i përket mënyrës së ekzistencë, minimalisht duhet të kuptojmë që këto 225 mijë dollarë a kanë ardhur nga Shqipëria, nuk kemi asnjë indicie asnjë shenjë, ku janë nisur, si janë nisur, nëse korrupsioni ka shkuar nga Shqipëria drejt SHBA, mund të vijojë një çështje penale, kush i ka nisur, si i ka nisur, dhe ku kanë përfunduar. Gjithçka është e lidhur me hetimet në SHBA, nëse ka të dhëna andej, deri tani kishim të bënim me hyrje dalje, takime të mundshme, tabulate dhe ndonjë transaksion, këto BKH mund t’i realizojë me autoritet shqiptare apo edhe vetë”, tha Eugen Beci.

Duke u ndalur te kjo çështje, analisti Lorenc Vangjeli, tha se nëse kryeministri Edi Rama do të ishte i përfshirë, SHBA-ja nuk do e kursente. Ai thotë se për aq kohë sa në SHBA kanë nisur hetimet edhe për vetë presidentët edhe gjatë kohës kur ato janë në detyrë, kurrsesi nuk do e shpëtonin Ramën.

“Ky hetim ka filluar në 2017, në shtator të po të njëjtit vit është dhënë dërgesa e parë e parave nga personi i A drejt zyrtarit të lartë të FBI, pra kjo të lë të kuptohet që vartësit e zyrtarit të lartë amerikan hetonin eprorin e tyre që ishte ende në detyrë, logjika do, nisur nga baza ligjore, hetimet të tilla me gjasa janë shtrirë edhe në Tiranë dhe fakti që nuk ka një akuzë zyrtare nga kryeministri dhe personi A që i ka dhënë paratë, që mund të jenë nga arsye të ndryshme rrëfen që pjesa e segmentit shqiptar së paku në këtë pikë, rezulton të jetë e pastër. Si parim për t’i thënë gjykatësve të shpallur dhe të vetëshpallura tyre që u djeg dalja e aktorit të ri në SHBA kur nuk kursejnë presidentët e tyre, nuk do të kursenin kryeministrin tonë nëse ai do të shkeltë në një skaj që ata e kanë të shenjtë, tentativën për të korruptuar zyrtar dhe për të ndërhyjë në punën e brendshme. Ka një instrument që ne nuk e kemi shumë popullim, duhet durim, duhet ta kishin të dyja palët dhe ata që zaptuan foltoren dhe ata a që e mbyllën seancën shpejt”, tha Lorenc Vangjeli.

Nga ana tjetër, si një ekspert i fushës, ish-prokurori Eugen Beci, tha se paditë e mazhorancës në SPAK për 21 janarin, nuk kanë asnjë vlerë, vetëm sa krijon një kaos juridik.

“Nuk bëhen për një fakt penal për të cilën prokuroria po heton, duken se funksionojnë për të shtuar propagandë se nga pikëpamja proceduriale. Ne jemi në një çështje të filluar? Ç‘vlerë ka kallëzimi? Krijojmë një kaos juridik që duket se na kthehet bomerang, se procedimi penal ka palë të posaçme më të, nuk mund të ndërhyjë çdo palë, kemi palët në proces, të pandehur, viktimë, të dëmtuar që funksiojnë nëpërmjet prokurorit të avokatit. Ministri i drejtësisë i bën nga kolltuqe politike. Nëse pretendon se ke fakte dhe prova të reja ka tjetër formë, jo kallëzim penal”, shtoi Beci./m.j

Next Post
Patozi: Nuk kam pasur ftesë për koalicion nga PD! Basha nuk ka respekt për aleatët sa thotë “qeveria ime”

Kartat e djegura që (s')na përfaqësojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

August 28, 2026
Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com