• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Faturat online/ Ja afati i ri kur bizneset do të fillojnë të përdorin sistemin e ri

by Java News
09/10/2019 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, siç ishte parashikimi fillestar në projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Zv.ministri i Financave, Elton Harxhi, konfirmoi për Monitor se janë lënë edhe tre muaj kohë tranzitore.

Pas konsultimit publik me grupet e interesit, bizneseve u është lënë afat tre muaj që të përshtaten me atë çka kërkon raportimi ditor elektronik.

Ndërkohë ka nisur pilotimi, në 40 kompani të softuerëve që të përshtatin programet për kasat fiskale. E më pas, brenda vitit, do të nisë faza testuese.
Faturat elektronike, me kod skanimi do të mund të aksesohen nga klientët, të cilët mund të shikojnë në kohë reale nëse blerja e tyre është raportuar apo jo te Tatimet. Për këtë, ministria po diskuton edhe për një shorte me çmime shpërblyese për konsumatorët.

Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, tashmë duke nisur që nga data 1 mars 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga mesi i vitit 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronik.

Drafti i fiskalizimit u publikua në fillim të gushtit dhe kjo periudhë ishte lënë për konsultime me biznesin dhe grupet e interesit. Për shkak të interesit të lartë, konsultimet zgjatën më shumë sesa parashikohej. Bizneset, ndonëse e mbështetën si nismë, kërkuan më shumë kohë për fillimin e zbatimit të tij, pasi kishte shumë pikëpyetje në lidhje me sistemin, që nga mënyra e funksionimit dhe deri te kostot ekstra që duhet të përballet ai. Bizneset janë ende të paqarta nëse pajisjet aktuale janë të përshtatshme me sistemin e ri.

Pas konsultimeve të shumta me bizneset janë bërë dhe disa rishikime në draftin e ri që është përgatitur nga Ministria e Financave.

Rishikohet limiti i arkës

Varianti i ri nuk është publikuar ende, por një nga ndryshimet lidhet me limitin e arkës.

Drafti fillestar parashikonte kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt.

a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;

b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë deri në 300000 lekë;

c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë deri në 800 000 lekë.

Këto limite u kundërshtuan nga Shoqatat e Biznesit, sidomos për subjektet e mëdha e të mesme.

Në variantin e rishikuar, për bizneset e vogla është ruajtur limiti prej 50 mijë lekë (mbi gjendjen në fillim) për një periudhë 10-ditore, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme për subjektet dhe shmang dhe problemin e mosfunksionimit të bankave të shtunën e të dielën.

Për bizneset e mëdha e të mesme, limiti është ndryshuar nga fikse prej 800 mijë lekë, në 2% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, që përkon me 10 ditë biznes. (Monitor) /l.m

Next Post
“Kafshime në kokë para foshnjës”, arrestohet shqiptari i dhunshëm

Ekonomia shqiptare paguan një kosto të lartë për dhunën ndaj grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com