Fatos Nano, ish-kryeministër dhe ish drejtues i Partisë Socialiste, prej vitesh i mungon jetës publike. Prej tërheqjes nga politika, ai i ka shmangur daljet në media.
Por, duket se rikthimi i përfolur shpesh herë i Nanos, të paktën në jetën publike, është i afërt.
Ai do të shafqet në një intervistë televizive në datën 7 Shtator në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Opinion”. Konfirmimi vjen nga moderatori Blendi Fevziu./a.m.