• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Izet Haxhia ka bërë akuza të rënda ndaj Berishës, por çfarë provash ka?!

by A R
12/05/2018 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekstradimi i Izet Haxhias në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjej “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-badigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare? Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.

“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit. Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve. Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar. Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë. Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është. Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.

Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së. Klosi shton për Tirana Today se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij. Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga. Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë. Berisha është sistematik, njeri që punon fort. Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni.” eshte shprehur Klosi.

ma.me

Next Post
“The Sun” i dedikon shkrim Bushpepës: Rokeri që ka luajtur me legjendën e “Guns N ‘Roses”

VIDEO/ Eurovizion, Bushpepa renditet i treti nga votimet në rrjetin social FB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In