• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fatos Klosi: Deputetët e pinë si duhan drogën

by A R
25/11/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetja se pse politikanët shqiptarë refuzojnë dhe nervozohen nga testi i drogës, edhe pse retorike, vijon të bëhet shpesh këto ditë në opinionin publik. Aktorë të jetës publike dhe politike të së majtës janë të bindur për varësinë e politikanëve ndaj drogës, por ndahen sa i takon numrit të parlamentarëve të droguar.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon se deputetët e marrin drogën siç pinë njerëzit e zakonshëm duhanin, por Klosi nuk jep një shifër të mundshme të deputetëve të droguar. Ndërkaq, avokat Idajet Beqiri, ka bindjen se rreth 84 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë të droguar. Për Klosin, testi i drogës është një kërkesë absurde, pasi konsumimi i drogës është çështje personale. Ai thotë se deputetët e Kuvendit e pinë drogën si duhanin.

Sipas Klosit, as Partia Demokratike nuk është e interesuar që të bëhet testi i drogës, pasi në radhët e saj ka deputetë që janë konsumatorë të drogës. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar thotë se kërkesa e PD për testin e drogës bëhet vetëm për të denigruar figurën e Ramës dhe Tahirin.

“Kjo është absurde! Pirja e drogës është personale për gjithësecilin. Ka shumë që e pinë drogën dhe janë më të zotë në punën e tyre sesa ata që nuk e pinë. E pinë siç pihet duhani. Deputetët demokratë, me kërkesën e tyre, kërkojnë të denigrojnë figurën e Ramës dhe Tahirit. Duan të thonë që Rama pi drogë, është i droguar etj. Por në fakt as PD nuk e do testin e drogës. E hodhën si kërkesë sepse e dinin që nuk do t’ju pranohej. As Parlamentet e botës nuk e kanë këtë kusht, pse ne duhet të dalim ndryshe nga të tjerët?”, u shpreh Klosi.

Në fakt, dhe ndërkombëtarët nuk e kanë përkrahur testin e drogës, por kanë mbështetur dekriminalizimin, që deputetë me rekorde kriminale të mos jenë pjesë e Parlamentit Shqiptar.

Sabit Brokaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh mjek, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk janë të interesuar për testin e drogës, pasi janë vetë konsumatorë. Brokaj tha se ligjvënësit shqiptarë janë konsumatorë të rregullt të drogës, pasi kjo vihet re edhe në fjalimet e tyre. “Arsyeja se pse politikanët refuzojnë testin e drogës është e thjeshtë: Për mua të gjithë janë të droguar, kanë konsumuar drogë ose janë të varur prej saj!”, u shpreh Brokaj. Sabit Brokaj thekson se deputetët duhet të jenë të kthjellët në bërjen e ligjeve, pasi pasojat e konsumimit të drogës bien te ligjet e reja dhe reformat e rëndësishme që ndërmerrnin për mirëqënien e vendit. “Deputetët duhet të jenë të kthjellët kur bëjnë ligjet. Ligjet mund të mos jenë të përkryera, por ama zbatuesit e ligjeve janë hallka kryesore që mund të bëjë histori suksesi. Kështu është edhe puna e dekriminalizimit. Kjo përbërje Parlamenti nuk krijon mundësi për të bërë punë të mira”, u shpreh Brokaj. /Gazeta Sot

Next Post

A po qëndron i fshehur Albini në Gllogjan të Deçanit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com