• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatkeqsia në Dibër, Nikolla replikon me Bashën: “Lulzim, ti qofsh!”

by Java News
17/11/2017 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas ngjarjes në shkollën e Shupenzës në Dibër. Nikolla shprehet se Basha po përpiqet të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje.

“Zoti Basha!

Në çdo vend normal dhe bashkësi normale njerëzish nuk ndodh kurrë që politika të bëjë hesapet e veta, teksa ka rënë një fatkëqësi, ciladoqoftë e për çfarëdo arsye qoftë!

Sot ne të gjithë po merremi me femijët e Shupenzës dhe ju siguroj se falë angazhimit të të gjithëve, ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur.

Ndërsa ju po bëni hesapet tuaja, duke mos pritur as deri nesër për të vazhduar muzikën e stonuar të gramafonit tuaj, me akuza e revolta kundër qeverisë.

Disa vite më parë, u vranë 26 vetë dhe u hodhën në erë qindra shtëpi zoti Basha dhe koha më pas, tregoi edhe si edhe pse u shkrumbua një fshat i tërë, 15 minuta larg qendrës së Tiranës.

Por atë ditë, në ato orë tmerri kombëtar, Edi Rama, atëherë në rolin që ju keni sot, u tregua njeri normal i një bashkësie njerëzish normalë dhe nuk u mor me hesapet e veta politike. Besoj ju kujtohet!

Madje armiku që ju ka verbuar sytë dhe errësuar komplet arsyen, mori në kurriz edhe shumë akuza e shpotitje të pamerituara për “rrahjen e shpatullave” të kryeministrit në deren e spitalit.

Po ju sot?

Ju sot vazhduat me avazin tuaj vulgar të çdo dite, duke vazhduar të bëni sikur nuk ishte qeveria juaj e vjetër që e la Shqipërinë dhe arsimin në pikën më të zezë të hallit!

Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, kemi ndryshuar gjëra dhe edhe më shumë do t’i ndryshojmë, po një gjë është e sigurtë: Mes nesh dhe jush, mes Edi Rames e teje, ka një ndryshim të madh, si në ditë të mira si në ditë të vështira.

Është ndryshimi mes njerëzve normalë që duan ta bëjnë normal këtë vend, duke mbajtur në kurriz prej katër vjetesh, të gjithë trashëgiminë e rëndë të keqqeverisjes suaj të gjatë dhe politikanëve anormalë. Të cilët këtë vend e duan vetëm kur i mban ata në kurriz ose përndryshe, janë gati t’i vënë shqelmin çdo ditë për të mos e lënë askënd të jetojë dhe punojë normalisht.

Ju qofshi”, shprehet Nikolla.(TemA)

Next Post
Marrëveshja mes 12 bashkive dhe PNUD, Vlahutin: BE jep 8.5 mln euro

"BE ua ndryshon jetën por më parë duhet të plotësoni standartet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In