• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fataliteti i kapjes pas “bishtit” të protestës!

by Alfred Peza
28/01/2019 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një përpjekje gati titanike nga një pjesë e partive të opozitës shqiptare, për tu kapur me “thonj” e për të mos e lëshuar jo vetëm “bishtin” por mundësisht edhe “qimen” e fundit të tij, ndërkohë që “kali i protestës studendore” po largohet e largohet me revan prej tyre. Eshtë një vrapim përtej mushkërive, gjunjëve dhe këllqeve, por ata po vrapojnë e vrapojnë, duke bërë çmos që të mos e lëshojnë këtë shans që besojnë se nuk ka për tu ardhur më. Me shpresën se kështu, do ia arrijnë që ta shalojnë një ditë, si të ishte kali i bardhë i pushtetit, që u shfaqet çdo natë në ëndërr.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është si të thuash “syri” më i stërvitur i Brukselit për ta parë me paanshmëri perendimore këtë çështje. Ai tha se studentët ia kanë arritur qëllimit të tyre, së paku pjesërisht. Duke patur parasysh edhe pretendimet e ngritura në emër të studentëve të vërtetë me sa duket, nga ata që e kanë marë peng më 2019 protestën e tyre, ai shtoi se këkesa për të zbatuar parimin “Gjithçka ose asgjë”, nuk e ndihmon as situatën , por mbi të gjitha kërkesat e drejta të studentëve vetë.

“Kam dëgjuar se disa çështje po diskutohen dhe Ministrja e re për Arsimin ka marrë përsipër disa detyra. Kjo do të thotë që studentët e kanë arritur qëllimin e tyre, së paku pjesërisht. Nuk jam gjyqtar. Nuk mund të ndërhyj në çështje të brendshme dhe të cilësoj nëse kjo është e mjaftueshme apo jo. Gjithsesi, të përcaktosh kërkesa të qarta dhe të luftosh për to është pjesë e demokracisë. Por duhet kuptuar gjithashtu, që nuk mund të financohet çdo gjë që do, nëse nuk ke një ekonomi të fortë, që sjell taksat. Pra është e mundshme vetëm hap pas hapi”,- tha Fleckenstein. 

Ndërkohë që transmetohej kjo intervistë në mediat shqiptare, nga selia e LSI e cila është partia opozitare më e përfshirë në përdorimin e hapur dhe politik të protestës, u bë një deklaratë ku mes të tjerash thuhej:

“E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, Kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij; Studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, studentët duhet të kenë tualete, Kryeministri shkon hap ekspozitë me pikturat e tij; Studentët nuk kanë bibliotekë, nuk kanë Kartë Studenti, por meraku më i madh i Kryeministrit është të shkojë të hapi ekspozitë; Boll i vodhët paratë e Shqiptarëve me koncesione, me fasada, e me ekspozita personale.”

Kjo retorikë është aq e vjetër, aq boshe dhe aq populiste, sa më shumë sesa i qajnë hallin, ato e fyejnë edhe vetë inteligjencën e studentëve, kauzën dhe kërkesat e tyre të drejta. Sepse, është njësoj sikur të thuash përshembull se ndërkohë që studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, studentët duhet të kenë tualete, por Presidenti i Republikës shkon për alpinizëm, me atletet e tij… E kështu me radhë, mund të flitet më këtë gjuhë edhe për hobet apo për sportet që ushtron në kohën e lire, secili prej liderëve kryesorë të politikës shqiptare, në mazhorancë dhe në opozitë.

Kjo qasje, kjo retorikë, ky diskur politik jo vetëm që nuk e ndihmon çështjen, jo vetëm që nuk e lehtëson dhe nxit dialogun, jo vetëm që nuk e zgjidh problemin por nuk i shërben as opozitës vetë, e aq më pak LSI-së. Kapja fort pas “bishtit” të sajuar me fije sebepesh artificiale dhe tundja e tij në ajër, me fantazinë se në këtë mënyrë, do i mbushësh mendjen vetes se po kalëron drejt objektivit “për të bërë njëkohësisht zgjedhje lokale dhe të përgjithshme më 30 qershor”, apo “për të rrëzuar Edi Ramës gjatë 2019”, është thjeshtë një iluzion. Eshtë thjeshtë fantapolitikë dhe kaq.

Kjo përpjekje e sforcuar përtej limiteve të një loje politike qoftë edhe në kushtet e demokracisë shqiptare, nuk i shërben opozitës, qoftë edhe për ta mbajtur ndezur zjarrin e “bishtit” deri më 16 shkurt, për ta tundur në protestën e Tiranës. Në të gjitha rastet, opozita nuk po bën gjë tjetër, veçse po i shton një pikë të re, kërkesave të drejta të studentëve të dhjetorit: Çlirimin urgjent të universiteteve tona, nga kapja që u kanë bërë partitë, për ti përdorur si zgjatim të politikës me mjete të tjera. E për rrjedhojë, edhe nevojën jetike, për ti shporrur partitë pengmarrëse, njëherë e përgjithmonë nga territori i arsimit të lartë!

a.c

Next Post
‘Vdekja’ e shqiptarëve në burgjet greke dhe lidhja me vrasjen e avokatit të njohur

'Vdekja' e shqiptarëve në burgjet greke dhe lidhja me vrasjen e avokatit të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In