• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Fasada me Kujtesën Historike dhe Muzealizimin

by A R
05/06/2017 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bilal Kola

Qasja e Kryeministrit Rama në lidhje me kujtesën kolektive dhe muzealizimin ka qenë krejtë- sisht fasadë dhe aspak substanciale. Kurrikulat shkollore përgjatë këtyre 26 viteve kanë qenë dhe mbeten në gjendje skandaloze në raport me të vërtetat e pakontestueshme të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri. Nuk ka asnjë fjali të vetme në librat shkollorë në lidhje me shifrat reale të përndjekjes politike në Shqipëri (mbi 7,500 të ekzekutuar me ose pa gjyq, mbi 28 mijë të burgosur politikë, mbi 60 mijë të internuar dhe dëbuar).

Vendosja e një “historiani-politikan” si Paskal Milo, në krye të një grupi “ekspertësh” (që për “koincidencë” janë të gjithë të majtë) për rivlerësimin e kurrikulave është një veprim sa qesharak, po aq edhe paradoksal, kjo për faktin se personi në fjalë është shumë më tepër i interesuar për “peshkimin” e votave të enveristëve sesa për pasqyrimin objektiv të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri. Gjithashtu në lidhje me bunk-art(et) kuptohet qartazi sipërfaqësia dhe fasada e kësaj qeverie, pasi muzealizimit në raport me të shkuarën tragjike të mbi 1/3 së popullit tonë i jepen më shumë ngjyra artistiko-statistike, sesa fakte reale të krimit komunist dhe keqbërësve të diktaturës.

Aleanca Popullore për Drejtësi (APD) është i vetmi subjekt që ka një program serioz dhe mirëfilli në linjë me qasjen e vendeve të ish-bllokut komunist (si Gjermania, Polonia, Republika Çeke etj) në lidhje me kujtesën kolektive dhe muzealizimin. APD ka në programin e saj krijimin e muzeve te kujtesës në ish-burgjet e diktaturës komuniste (Spaç, Gjirokastër, Qafë-Bari etj.) dhe kampeve të internimit (Tepelenë, Porto Palermo, Gradisht, Savër, Plug, Grabjan etj) dhe vënia në shërbim dhe menaxhim të këtyre muzeve nga vetë anëtarët e komunitetit (duke përfshirë shoqatat) e të përndjekurve politikë.

Nisur nga eksperienca e vendeve të ish-Bllokut komunist, ne synojmë vendosjen e një standardi të ngjashëm në raport me ballafaqimin e nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist nëpërmjet kurrikulave, si dhe me anë të ekskursioneve në vendet e vuajtjes së martirëve të lirisë dhe viktimave të komunizmit, me ciceronë ish të burgosur dhe internuar. Gjithashtu, APD synon ndërmarrjen e iniciativave për ndërtimin e Memorialit Kombëtar të Kujtesës në Tiranë, së bashku me Murin e Nderit, si dhe caktimin e Ditës Kombëtare të Kujtesës, ku shoqëria dhe shteti shqiptar në mënyre solemne të kujtojnë dhe nderojnë martirët e lirisë dhe viktimat e komunizmit.

Next Post
Plani i Bashkisë Tiranë, Veliaj: Do të rehabilitojmë 50 blloqe banimi çdo vit

Plani i Bashkisë Tiranë, Veliaj: Do të rehabilitojmë 50 blloqe banimi çdo vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

March 31, 2026
Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

March 31, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

March 31, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

March 31, 2026
“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

March 31, 2026
Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

March 31, 2026
Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

March 31, 2026
Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

March 31, 2026
Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In