• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i Bashkisë Tiranë, Veliaj: Do të rehabilitojmë 50 blloqe banimi çdo vit

by Java News
05/06/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë dy viteve të ardhshme, investimet e Bashkisë së Tiranës do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje. Në kuadër të turit “Tirana – 2 vjet zgjuar”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë administrative Nr. 11, ku premtoi investime në të gjithë territorin për transformimin e qytetit. Veliaj deklaroi se Bashkia synon që çdo vit të rehabilitojë 50 blloqe banimi. 

“Një nga fokuset kryesore tani që janë rregulluar gjërat e mëdha, tani që hapet sheshi Skënderbej, tani që hapet Bulevardi i ri, tani që mbaruam me Pazarin e Ri, tani që mbaruam me Parkun  Olimpik, na jepet mundësia që ne të fillojmë dhe të punojmë më shumë nëpër lagje. Ne çdo vit kemi bërë një plan që të riparojmë 50 blloqe. Që do të thotë  nëse bëjmë 50 blloqe në vit, i bie rreth 200 në gjithë mandatin tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se është vetëm çështje kohe dhe përfundimi i punimeve për kinemanë e re të Laprakës e cila do të shërbejë edhe si një qendër komunitare në këtë zonë.

“Sot pak ditë na ndajnë nga hapja. Më në fund do kemi kinemanë modern në qendër të Laprakës që do jetë edhe qendër komunitare, përveçse për filmat dhe për argëtimin”, tha ai.

Veliaj deklaroi se ajo që është bërë gjatë këtyre dy viteve të para të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, është tregues i vullnetit për të transformuar kryeqytetin. Si shembull konkret, ai solli ndryshimin që ka pësuar sheshi Skënderbej që është një nga më të mëdhenjtë në rajon.

“Një ndër gjërat madhore për të cilat do të doja të bëja një ftesë është hapja e sheshit Skënderbej që  do të ndodhë ditën e shtunë, në 19.30. Çdo person e banor i Laprakës është i ftuar në hapjen e sheshit Skënderbej sepse është sheshi i të gjithë shqiptarëve, nuk është vetëm i qendrës së Tiranës. Do të kemi shumë shqiptarë që do të vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Greqia dhe besoj që do të kemi mundësi që më në fund t’i kthejmë dinjitetin qendrës së qytetit”, u shpreh kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë deklaroi se gjendja aktuale e Tiranës me atë që ishte më parë është si nata me ditën, kjo falë punës së të gjithë administratës.

“ Fakti që Bregu i Lumit përmbytej çdo herë që binte shi dhe futej uji në gjithë Laprakën, duke nisur nga zona e Bregut të Lumit e këtej, fakti që ndriçimi ishte bërë si në mesjetë ku shumica e njerëzve as nuk kishin parë një poç të ndezur në shumicën prej rrugicave. Shih, sa shumë punë mund të bëhen kur Bashkia nuk fle gjumë dhe kur e ka mendjen tek puna! Unë besoj se ky slogani që kemi këtë vit quhet “Tirana 2 vjet zgjuar” sepse besoj se secili prej nesh është i ndërgjegjshëm se vetëm kur je zgjuar, mund të bësh punë, po gërhite, po ia fute gjumit, sigurisht plehrat do të bëhen mullar, pusetat s’do i zëvendësojë njeri. Unë dua të falenderoj të gjithë kolegët e Bashkisë që i kanë qëndruar punës tek koka dhe sot flasim për një kategori komplet tjetër problematikash”, theksoi Veliaj.

Next Post
Ndryshojnë kriteret e përfitimit të pensionit, vjetërsia në punë rritet me 4 muaj

Mbi 611 mijë pensionistë në vend, në vitin 2080 Shqipëria do të tkurret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com