• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Farefis

by Edison Ypi
23/06/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve e ndihmuam dhëndërrin që klientat e hotelit të tij të vijnë kryesisht nga nevojat e zyrave të shtetit për akomodimin e pjesmarrësve në takime, konferenca, dreka, darka, qoka.

Kunati i dhëndërrit të hotelit me tre kate ka një restorant tradicional tip bujtine ngritur me gurë dhe drunj të mëdhenj që ngjan si kështjellë mesjetare ku është martuar Skënderbeu. Furnizimi i bujtinës me produkte bujqësore gjoja bio dhe skarcitete ushqimore që vijnë nga jashtë bëhet me anë të një licence të veçantë që pronari i bujtinës, me anë të një xhaxhait të tij në ministri, ka arritur ta marri me kusht që dhënësit e licencës të hanë e të pinë gratis te bujtina sa të shqepen.

Vajza e njërit prej xhaxhallarëve të farefisit ka një agjenci udhëtimesh dhe autobuzët e vet. I ikën djersa çurg për ulluk të kurrizit gocës duke punuar me kontrata shtetërore për transport të nxënësve të shkollave në udhëtime kulturore, në Kosovë, Greqi, Maqedoni, Mali i zi. Fiton mirë çupa e xhaxhallarëve. Ndihmon dhe farefisin. Të shohëm nëse do i heci a do i ngeci.

Një nipçe drejtori i urbanistikës në bashki, na firmos firmos lejet e ndërtimit që i duhen farefisit, dhe tek-tuk ndonjë leje që e shesim. Mezi ja gjetëm atë vend pune. Por nuk jemi të sigurtë nëse do dijë të vazhdojë ta mbaje. Është tepër i dhënë pas femrave. Sidomos atyre që trashin buzët me mishin e bythës.
Dajua i njërës prej nuseve që kemi marrë në farefis me ndihmën e pakursyer të farefisit natyrisht, u bë më së fundi shef i sektorit të antidrogës në komisariat. Ky na informon paraprakisht dhe rregullisht për çdo kontroll të policisë në parcelat kudo ku i kemi nëpër male dhe pyje.

Dajua i komisariatit nuk na ndihmon kot, për sevap, se ashtu ju tek. Na ndihmon sepse djalin e tij e bëmë përgjegjës të një pike doganore. Ku dendet duke vjedh. Ku s’bën gjë tjetër veçse ul traun për ata që nuk paguajnë, ngre traun për ata që paguajnë për interesat e farefisit. U harxhuam goxha për ta sistemuar atë djalë. Por ja vlejti. Se nga ai dajko, ai djalë dhe ai tra, tashmë paret nuk i numurojmë as nuk i peshojmë, por i mbedhim me fshesë.

E kemi dhe një drejtor te tatimet. E ka mësuar mirë zanatin e të bërit një sy qorr, një vesh shurdh, ndonjëherë dhe ca dërrasa mangut. Por nuk ja kemi fort besën. Ka shumë llafe. Ka qef rakinë. Dhe çeku tymos nga pak. Jo duhanin, atë tjetrin. Prite kur të na marrë më qafë ndonjë ditë me ndonjë llaf lëshur pa kujdes.
Një mbeskë që mbaroi të lartën e bëmë drejtoreshë të shkollës së mesme. S’është ndonjë vend që siguron kushedi se çë të ardhura. E bëmë që, sa pa u marrë vesh sa tru ka në kokë, të gjejë ndonjë cop burrë. Për tja lehtësuar gjetjen e burrit, kemi hapur fjalë se burri që do marrë nuse mbeskën tonë, do marrë në pajë një OJQ. Nga ato që xhvatin fonde të majme për gjoja “Zhvillimin kulturor të zonave malore” me shkresurina false që i qepëm për merak ne njerëzit e farefisit.

Një tjetër, po nga farefisi ynë, njëri që e kemi blinduar shef në drejtorinë arsimore, po na sjell goxha të ardhura duke xhvatur nga emërimet dhe qarkullimet nëpër shkolla. E bën aq mjeshtërisht këtë dallaver, sa s’ka shans të zbulohet.

Me anë të ca manovrimeve, një tjetër mbesë nga shtatë a tetë që kemi në farefis, arritëm ta bëjmë specialiste në drejtorinë rajonale të shëndetësisë. Mbesa na ndihmon në sigurimin e licencave për farmacitë dhe qendrat shëndetësore të lidhura me ne të farefisit.

Vëllai i kësaj mbese punon si magazinier në një qëndër farmaceutike në sektorin e pajisjeve mjekësore si: paterica, bastuna, karroca për handikapatë etj. të cilat më vonë i shesim në tregun e zi. Na polli gjeli flori me mbesën dhe vëllain e saj që në fakt s’e ka tamam vëlla se janë nga dy barqe.

Një djalë halloje e kemi sistemuar prokuror në një qark të jugut ku kemi ca prona. E plotëson më së miri detyrën djali i hallos. Nuk merr kurrë në shqyrtim asnjë dosje që prek pronat e farefisit. E bën aq mirë këtë punë, sa tashmë i vetmi të cilit i frigemi mos na vjedhi ësht vetë djali i hallos te i cili po dyshojmë.

Një nipçe si gjysëm budallai që kemi, e ndihmuam të ngrinte një portal në internet. U muarëm vesh që në këmbim të heshtjes së portalit të nipçes për lajme negative nga bashkia, nipçja të marri fonde publike për të paguar bashkëpuntorët dhe zgjeruar portalin që ëndërron ta bëjë television.
Si farefis i madh dhe me nam të mirë që jemi garatojmë deri 400 vota asaj partie që na i grasaton më mirë rrotat e qerres.

Kemi në farefis dhe një si shkrimtar. Në fakt ësht një llapaqen i ndyrë që lëpin kockat që i hedhim. Nuk kemi asnjë në farefis që ka ide nga librat dhe Letërsia. Legenin në fjalë e mbajmë për vetrinë, demek ne farefisi hajdut, jemi farefis i lartë, jemi mecenatë, ndihmojmë Artin, artistat.
Ça s’kemi në farefis. Plot kazani, shyqyr Zotit.

Kemi që shesin, që blejnë, që vjedhin, që qajnë, që qeshin, që lehin, që kafshojnë, që vrasin,
Kemi demokratë por kemi dhe komunista. Nuk i përjashtojnë as nuk i harrojmë, as këta as ata. Partitë vinë e ikin. Farefisi nuk vjen as nuk ikën. Vetëm mbijeton, komandon, sundon.

Next Post
Përshkallëzohet situata! Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak

Përshkallëzohet situata! Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 Maji, dita kur  Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

11 Maji, dita kur Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

May 11, 2026
Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

May 11, 2026
Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

May 11, 2026
Liza e qymyrit

Prokurori sadist si teoricien i demokracisë!

May 11, 2026
Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

May 11, 2026
Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

May 11, 2026
Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

May 11, 2026
Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

May 11, 2026
Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

May 11, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Avokati kërkon hetim për protestat e PD-së: Kush i rekruton të miturit dhe kush u jep mjetet piroteknike?

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In