• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Farat false falimentojnë fermerët e Lushnjes

by Java News
03/10/2016 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja e hashashit, një grup fermerësh në zonën me prodhuese në vend kanë humbur miliona lekë nga një farë e skaduar e kungullit.

Ilir Mile nga Krutja e Lushnjës pohoi se, qindra fermerë në zonë pësuan humbje të mëdha këtë vjeshtë, pasi prodhimi i kungullit të fushës rezultoi shumë i keq. Ai shpjegoi se në qendër të zonës këtë vit nisi punën  një dyqan i ri farash, i cili dha garanci për cilësinë dhe varietetin më të mirë të kungullit italian. “ I kemi blerë fidanet nga 350 lekë (të vjetra) rrënjën. Harxhuam gjitha ato lekë për mbjelljen dhe  shërbimet dhe kur vjen puna kungulli që prodhuam nuk hahet. As pulat e detit nuk e po e hanë”, thotë fermeri mjaft i irrituar nga telefoni.

Ai shpjegoi se e gjitha zona investoi në këtë farë dhe humbjet bashke me fitimin e munguar llogariten me 150 mijë lekë  (te reja) për dynym për thotë Iliri. Por tani ku e gjithë vëmendja ka shkuar të hashashi askush nuk po merret me bujqësinë e vërtetë, thotë ai. Fermerët nuk po dinë ku të ankohen kundrejt një mashtrimi që po përsëritet disa herë dhe po i shkatërron tërësisht shpresat e tyre për të vijuar më tej.

Zona më prodhuese e vendit është duke vuajtur pasojat e mungesës së zinxhirit të vlerës dhe copëzimit të tokës.

Përveçse  të zhgënjyer nga farat, fermerët pohojnë se janë duk i shitur prodhimet gati në kosto. Mile shpjegon se një sasi e madhe pjepri dhe kungulli këtë vit është hedhur në kanal, pasi nuk ka patur treg ose më saktë çmimi që ka ofruar tregu ka qenë më i ulët se kosto e prodhimeve.

Adriani një fermer tjetër thotë se tradicionalisht ka probleme me farën e kungullit. “Më qëlloi një farë që nuk më dha farë prodhim. Meqë bëra serë të re e kultivova vetë fidanin e kungullit. 90 lekë e kam blerë një bërthamë fare, por siç duket hormonet që kryejnë pllenimin nuk ishin të mira” pohon ai.

Fermeri thotë se, në kohën e lulëzimit në serë hidhet një hormon që ndihmon pllenimin, por shpesh ky preparat është i skaduar dhe nuk bën, thotë ai. Pllenimi nuk u krye mirë dhe sera e re e kungullit rezultoi më shumë një dushkajë me pak prodhim. Nuk ke as ku të ankohesh. Shitësi nuk mban përgjegjësi. Nuk ka një laborator dhe njësi që të certifikojë që nga farat, hormonet, plehrat dhe preparatet e tjera që i duhen prodhimit. Vetëm fara më ka kushtuar 30 mijë lekë,- thotë Adriani, e cila nuk i ka dhënë as gjysmën e prodhimit që priste./monitor/a.k

Next Post
VIDEO/ Veliaj në 60 sekonda… puna, dëshirat dhe jeta e tij sentimentale

Strehimi/ Veliaj: 1 mln $ fond për kredi të buta, ndërtuesit të kontribuojnë me banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes, analisti: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In