• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi/ Veliaj: 1 mln $ fond për kredi të buta, ndërtuesit të kontribuojnë me banesa

by Java News
03/10/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se çështja e strehimit në kryeqytet nuk duhet të jetë më problem, duke shtuar se bashkia do të akordojë 1 mln dollarë për të zbutur kreditë e familjeve të reja për blerjen e apartamenteve.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare me temë “Strehim për të Gjithë”, kreu i Bashkisë tha se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria.

Veliaj tha se ndërtuesit që ndërtojnë do të lënë apartamente për banesa sociale për integrimin e kësaj kategorie personash. Kryebashkiaku shtoi se për ta do të ketë bonuse.

“Plani i ri urbanistik që ne do të kalojmë në fund të Tetorit dhe do ia kalojmë këshillit bashkiak është që ndërtuesit dhe zhvilluesit të kenë një bonus mbi zhvillimin e tyre nëse bien dakord të bëjnë një marrëveshje me bashkinë që një përqindje të apartamenteve tia japin bashkisë për fondin e banesave sociale. Kjo do të mundësonte që familje të tilla të jenë në çdo zhvillim të ri të qytetit dhe jo vetëm në një geto sociale. Na tregoni si ka funksionuar dhe a ka qenë histori suksesi.”- shtoi Veliaj.

“Efiçenca e strehimit social është zgjidhja më e mirë. Çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane. Sfidat për gjenerim urban e infrastrukturë. Po shohim çështjen e strehimit me shumë seriozitet. Dua të theksoj se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria. Në tetor do të kalojmë planin e ri urbanistik dhe duam që në buxhetin e vitit tjetër të lëmë 1 milion dollar për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi. 

Sektori bankar do gjenerojë 60 milion euro kredi të buta për blerjen e shtëpive në Tiranë. Sektori i ndërtimit do ketë zhdërvjelltësim dhe kështu hapim vende të reja pune. Ndërtuesit do të duhet të lënë apartamente për banesa sociale për integrimin e kësaj kategorie personash. Nga ana tjetër do vijojmë me kreditë e buta për çiftet e reja në Tiranë. Çështja e strehimit nuk duhet të jetë më problem”– tha Veliaj./java/a.k

Next Post
VIDEO/ Reagimi i Kanye, kur merr vesh se gruaja e tij ishte grabitur… me pistoletë në kokë

VIDEO/ Reagimi i Kanye, kur merr vesh se gruaja e tij ishte grabitur... me pistoletë në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com