• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Farage në “rënie të lirë”, sulmon familjen mbretërore

by A R
12/08/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ANSA

Lideri i partisë britanike ”Brexit”, Nigel Farage sulmoi si asnjëherë tjetër familjen mbretërore britanike në një konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, e zhvilluar në Australi, njoftoi gazeta ”The Guardian”.

Farage foli për gjithçka, nga divorci mes Londrës dhe BE deri te OKB, por fjalët më të helmatisura ia rezervoi Windsorve duke kursyer vetëm mbretëreshën Elizabeth, të cilën e përcaktoi si “një grua të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme”.

”Kemi fat që e kemi”, tha Farage, por pa përtuar të sulmojë pjesën tjetër të familjes, përfshirë këtu edhe nënën e vdekur të mbretëreshës.

“Nëse flasim për djalin e tij, për fëmijën Charlie. O zot, o zot, betejat e tij për klimën, o zot!”, tha ai duke tallur princin Charles.

“Dhe nëna e tij, lartësia e saj mbretërore ishte një duhanpirëse e thekur, lakmitare e xhinit që, edhe pse mbi peshë, jetoi 101 vjeçe… Çfarë mund të them, djali Charlie tani është 70 vjeç, shpresojmë që ajo (Elizabeth) të jetojë ende gjatë”, sulmoi Farage.

Ndërsa për dy djemtë e Charlit, politikani vazhdoi duke thënë se ”nëse dua që mbretëresha të jetojë mjaft gjatë për të parandaluar fëmijën Charlie të bëhet mbret, uroj që fëmija Charlie të jetonte edhe më gjatë dhe që William të jetojë përgjithmonë për të parandaluar Harryn të bëhet mbret”.

Dhe më pas, për zgjedhjen e Harry dhe Meghan për të pasur vetëm dy fëmijë për arsye mjedisore, ai tha se “një gjë e tillë është fare e parëndësishme pasi në botë ka 2,6 miliardë kinezë dhe indianë”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, që filloi para tri ditësh në Sidnej, prania e medias ishte i ndaluar por ”The Guardian” dëgjoi regjistrimin e fjalimit të drejtuesit të partisë ”Brexit”.

Farage ishte prezantuar si “kryeministri i ri i mundshëm i Britanisë së Madhe”, megjithëse ai nuk është as anëtar i parlamentit britanik.

/a.r

Next Post
Mbi 22 mijë kosovarë ‘dynden’ drejt Shqipërisë për pak orë, radhë të gjata në Morinë

Mbi 22 mijë kosovarë 'dynden' drejt Shqipërisë për pak orë, radhë të gjata në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

September 29, 2026
Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

September 29, 2026
Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

September 29, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim

September 29, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

September 29, 2026
Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

September 29, 2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com