• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fansi juaj më i madh”, Veliaj u dërgon letër të gjithë nxënësve të kryeqytetit

by Java News
16/09/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa vetë ishte në mëngjes në inaugurimin e shkollës së re “Servete Maçi” në kryeqytet bashkë me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj sikurse është bërë tashmë traditë, u ka dërguar nga një letër të gjithë nxënësve të kryeqytetit për t’i uruar për vitin e ri arsimor.

Në letrën frymëzuese e plot këshilla për nxënësit e kryeqytetit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë mendjehapur ndaj së resë dhe të marrin me pozitivitet dhe entuziazëm çdo sfidë bashkë me familjarët e miqtë si një skuadër. Duke i cilësuar ata si motivin e punës së tij dhe aleatët më të mirë që ka në sfidën e madhe për ndryshimin e qytetit, Veliaj liston një sërë projektesh të rëndësishme që priten të realizohen në Tiranë.

Letra e Veliajt për nxënësit e Tiranës:

Përshëndetje!

Urime dhe suksese në këtë vit të ri shkollor! Këshilla ime e vetme ndaj të gjithëve ju është: “Jini mendjehapur”, pasi, siç e thotë një shprehje e njohur, “Mendja është si parashuta, funksionon më mirë kur hapet”! Merreni me pozitivitet dhe entuziazëm çdo sfidë; mos ngurroni ta doni atë me shokët e familjarët, pasi në skuadër sfidat janë më të lehta se sukseset më të ëmbla.

Doja t’ju folenderoja nga zemra! Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë, në sfidën e madhe për ndryshimin e qytetit! Jam i lumtur që këtë vit kam patur mundësinë të takoj kaq shumë të rinj të zgjuar dhe entuziastë, apo të njihem me projektet e tyre fantastike. Jam kaq krenar për Arlën, Dean dhe Jonadën, që fituan çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar në SHBA me aplikacionin “GjejZa”, po aq edhe për Denin e Arkidin, që fituan medaljet e bronzit në Kimi dhe Informatikë, në Olimpiadën e Metropoleve, Moskë. Shkollat janë vendet ku ju edukoheni dhe formoheni si qytetarët e së ardhmes dhe si të tilla, ato duhet të ofrojnë kushtet më të mira. Palestrat, fushat sportive, laboratorët dhe hapësirat rikrijuese do të jenë në dispozicionin tuaj edhe pas përfundimit të shkollës, në mënyrë që të hapni dyert e imagjinatës dhe të zhvilloni më tej aftësitë tuaja. Do të vijojmë intensivisht punën për projektin e Piramidës, për ta kthyer në qendrën më të madhe të zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit në Ballkan. Aty do të keni mundësi të mësoni e të njiheni me shumë shokë e shoqe, të cilët ndajnë të njëjtin pasion me ju. Por, që të kemi mundësi të zhvillojmë më tej të ardhmen, ju mirëpres  në nismat e mbjelljes së pemëve, pastrimit të qytetit apo riciklimit të mbeturinave. Gjatë shtatorit do të nisim një fushatë të quojtur STEPtember, dhe zotohemi të përdorim më pak makinat, duke ecur e pedaluar më shumë. Kështu, bëhemi gati edhe për maratonën në 13 Tetor.

Më e mira na pret! Le të ndërtojmë së bashku qytetin që Ju ëndërroni, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi. Jemi një skuadër e madhe pune për Tiranën, të cilën kemi fuqinë dhe mundësinë ta projektojmë ashtu siç ne dëshirojmë. Forca dhe suksese!

Gjithmonë fansi juaj më i madh, Erion VELIAJ

/l.m

Next Post
Laraska agresive sulmon dhe vret një person në Australi, 1700 sulme për 2019-tën

Laraska agresive sulmon dhe vret një person në Australi, 1700 sulme për 2019-tën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com