• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime/ Pse i rëndon më shumë rritja e çmimeve

by Java News
06/10/2021 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë. Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë.

Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime e kanë rumunët me 23.1% ndaj totalit (shih grafikun në fund). Buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare në raport me totalin që ata kanë në dispozicion në një muaj është tregues i varfërisë më të lartë (ushqimet janë shpenzimi i domosdoshëm për mbijetesë), por edhe çmimeve relativisht të larta në raport me të ardhurat.

Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat Rajonale, duke iu afruar më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020. Sidomos, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon. Pesha e lartë e shpenzimeve për ushqime, niveli i ulët i të ardhurave dhe rritja e këtyre të fundit me ritme të ulëta, i bën automatikisht familjet shqiptare më të prekurat dhe goditurat nga rritja e fortë e çmimeve që ka prekur gjithë botën, sidomos të ushqimeve.

Edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria mban rekord. Sipas Eurostat, shpenzimet konsumatorë finale për ushqime dhe pije jo joalkoolike ishin sa 31.5% e PBB-së në vitin 2019, ndërsa vendi i dytë pas nesh është Mali i Zi me 22.7% të PBB-së. Mesatarja e Bashkimit Europian-27 për këtë tregues është vetëm 6.8% e PBB-së.

Anketa e buxhetit të 2020-s, rriten shpenzimet për shëndetin

Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen. Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar shpenzimet për shëndetin, duke reflektuar faktin që shumë njerëz u detyruan që ta përballonin virusin me fondet e veta. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm. Në vlerë, shpenzimet për shëndetin u rritën me 28%, duke arritur në rreth 4,500 lekë në muaj. Sipas shpejgimit të INSTAT,

Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” në vitin 2020 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28,0 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”.

Edhe për ushqime ka një rritje të lehtë, me totalin e shpenzimeve që ka arritur në 41.6% nga 41.3% që ishte vitin e mëparshëm. Shqiptarët janë popullsi që shpenzojnë më shumë për ushqime, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, kjo peshë është 13% dhe në rajon më e ulët se 40%./ monitor

Next Post
FOTO/ E tmerrshme, talebanët varin trupat e pajetë të hajdutëve në ekskavator

FOTO/ E tmerrshme, talebanët varin trupat e pajetë të hajdutëve në ekskavator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In